Lexo

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim

Çështja e pagave të mësimdhënësve nuk është vetëm çështje ligjore e as vetëm çështje humane. Ajo ka shumë dimensione. Ka të bëjë me cilësinë e arsimit, me politikat që ndjek qeveria ndaj arsimit, me mënyrën si e sheh qeveria mësuesin, dhe mbi të gjitha me mënyrën si e sheh ajo qytetarin e Kosovës.

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte. Qeveritë janë për të qeverisur, jo për të sunduar. Qeveritë janë për të ofruar mes vete të ndryshmet, jo për të thelluar ndarjet. Qeveritë janë për të sjellë ndryshime pozitive, e jo për të degraduar sisteme dhe për të kthyer prapa procese.

Megjithatë, të thuash të gjitha këto fjalë përballë kësaj qeverie duket absurd. Sepse kjo qeveri as nuk dëgjon as nuk bashkëpunon. Nuk ka asnjë lloje ndjesie për problemet, dhe mbi të gjitha as nuk do dhe as nuk di të bëjë punë të mira.

Meqë është folur shumë për këtë temë, tashmë duket sikur është harruar edhe çfarë është thënë, prandaj më lejoni që të ju rikujtojmë çfarë  ka thënë kryeministri:

Kur nisi greva tha: “nuk ka para shteti për të rritur pagat e mësuesve”, më vonë tha: “duhet të presin ligjin e pagave sepse aty parashihet rritje edhe më e madhe e pagës sesa kërkon sindikata”, një konstatim ky që zbulon se kryeministri nuk ka qenë i sinqertë në deklarimin  parë, sepse nëse ishte problem që shteti nuk kishte para, këtë problem nuk e zgjidh ligji i pagave. Ligji i pagave nuk e rrit buxhetin e Kosovës.

Në fund fare, kryeministri e tha atë që mendonte nga fillimi: sindikatat, deklaroi ai, janë të PAN-it.

Pra, e gjithë sjellja e Kryeministrit ishte e ndikuar nga inate politike, dhe jo nga arsyet ekonomike ose pragmatike.

Mbi 22 mijë mësues nuk kanë marr rrogat me kohë. Kjo e thellon krizën e gjithsecilit. Askush nuk mund ta mendonte që në kohe krize qeveria do t’i hakmerrej qytetarëve të saj. Por, hakmarrja, keqqeverisja, kriza, zymtësia, janë mënyrë funksionimi dhe fjali që përshkruajnë më së miri këtë qeveri.

Sharjet, fyerjet, kërcënimet, përqeshja, dënimet, janë bërë rendi i ditës, dhe i kanë zënë vendin arsyes, politik-bërjes, racionalitetit, e bashkëpunimit.

I bëj thirrje qeverisë që të respektojë mësuesit dhe arsimin dhe të kryejë obligimet ndaj mësuesve, përndryshe Ne nuk do të lëmë betejë ligjore dhe demokratike pa e zhvilluar për të kthyer në vend dinjitete e mësuesve tanë.

Prishtinë, 07.10.2022

 


Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Çka i duhen Qeverisë së Kosovës rezoluta koti kur i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat institucional dhe ligjor?

Sot Grupi Parlementar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozoj Kuvendit të Kosovës një propozim rezolutë, që do ti kërkonte Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ...

Lexo më shumë...