Lexo

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë.

Sektori Energetik i Republikës së Kosovës aktualisht po përballet me mungesë të likuiditetit financiar, dhe kjo është duke ndodhur për tri arsye.

E para - Mos zbatimi i zotimit të Qeverisë për ndarjen e subvencionit në vlerën prej 100 milion euro, e cila ka bërë që furnizuesi me shërbim publik të kërkoj nga Zyra e Rregullatorit për Energji hapjen e shqyrtimit të jashtzakonshëm, pra Qeveria ka mashtruar sektorin.

E dyta - Rritja enorme e çmimeve të energjisw në bursën ndërkombëtare.

E treta – Keqamenaxhimi i KEK-ut si prodhues kryesor energjetik në vend, i cili aktualisht është para kolapsit, a mirëmbajtje, pa pregaditje të punës në miniera dhe pa furnizimim me lëndë të parë.

KEK-u praktikisht është pa menaxhment, dhe të gjitha nivelet janë me ushtrues detyre.

KEK-un po e mbajnë gjallë punëtorët dhe specialistët, të cilët duhet përshëndetur për punën që po e bëjnë.

Partia Demokratike e Kosovës është thellësisht e brengosur, dhe shpreh shqetësimin e saj se nga mungesa e reagimit të Qeverisë, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të përballen edhe me një rritje tjetër të çmimeve, e cila do të jetë e pa përballueshme, dhe me mungesë të energiisë.

Situata aktuale, kërkon vëmendjen e menjëhershme të Qeverisë që të krijojnë një mjedis të përshtatshëm e të duhur ligjor, për të akomoduar nevojat e sektorit dhe zhvillimeve që po ndodhin në sektorin e energiisë. 

Qeveria duhet të marrë masa të shpejta dhe të duhura për ta menaxhuar situatën në muajit e ardhshëm ku sipas vlerësimeve të ekspertëve nuk do të jetë e lehtë.

Në rast se Qeveria merr masat e duhura, do të parandalonte rritjen e tarifave, do të mundësonte likuditet financiar për ndërmarrjet dhe do të bënte të mundur për qytetarët pagesat e energjisë elektrike.

Çfarë duhet bërë për të menaxhuar mirë e drejt situatën energjetike?

Partia Demokratike e Kosovës i rekomandon Qeverisë që sa më shpejtë dhe pa vonesa të marrë këto masa:

  1. Të largoj TVSH-në në faturat e energjisë elektrike;
  2. Çmimi për tantiemën e linjitit të zvogëlohet, nga 3 euro/për ton sa është sot, në 0.26 cent/për ton;
  3. Të vendos obligime për gjeneratorët publik, KEK dhe HC Ujmani, duke vendosur një çmim fiks për shitjen e energjisë elektrike tek Furnizuesi Publik, ky çmim nuk duhet të tejkaloj vlerën prej 29 €/MWh. Çdo kosto shtesë që nevojitet për gjeneratorët vendor, të mbulohet nga Qeveria e Kosovës, për aq kohë sa shihet e nevojshme përballueshmëria e çmimeve për konsumatorë;
  4. Të përshpejtojë çdo procedurë apo udhëzim administrativ që nevojiten për të filluar me ankandet për ndërtimin e kapaciteteve të reja në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë;
  5. Të krijoj një fond të posaçëm për subvencion direkt te konsumatorët, për të zëvendësuar kaldajat për ngrohje, me pajisjet tjera efeçiente, të cilat do të mundësonin ngrohjen me konsum më të vogël dhe me kosto të përballueshme;
  6. Të krijoj mekanizma nxitës për qytetarët për kursim të energjisë,  
  7. Të krijoj një plan veprimi të komunikimit me qytetarë.

 Marrja e këtyre masave dhe zbatimi i këtyre rekomandimeve do të mundësonte një menaxhim me efikas të situatës së rëndë energjetike dhe do të garantontë një furnizim më të sigurtë dhe më të lirë me energji në muajt e dimrit kur pritet të thellohet edhe më tutje kjo krizë.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Çka i duhen Qeverisë së Kosovës rezoluta koti kur i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat institucional dhe ligjor?

Sot Grupi Parlementar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozoj Kuvendit të Kosovës një propozim rezolutë, që do ti kërkonte Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ...

Lexo më shumë...