Teknika e Transportit
Gjithnje duke pare nevojen per mbushjen e hapesires boshe ne aspektin e literatures teknike, aq me shume ne lemin e inxhinierise se transportit si fushe e re tek ne, cka dikur ishte sfide me te cilen perballeshim edhe ne si studiues, sot po e japim kete tekst qe u dedikohet studiuesve, hulumtuesve, specialisteve te fushes dhe te gjithe te interesuarve qe deshirojne te perfitojne njohuri shkencore nga fusha e transportit dhe trafikut.
Teksti eshte nje permbledhje e analizave teorike e shkencore dhe shembujve praktike te ilustruar me modele zgjidhjesh. Kemi arritur to konsolidojme si te tile nen titullin TEKNIKA E TRANSPORTIT, pasi edhe materiali i shtjelluar per nga permbajtja e tij, i trajton aspektet teknike, projektuese, planifikuese, rregulluese dhe menaxhuese, te transportit rrugor.
Ideja per hartimin e ketij teksti universitar ka lindur vite me pare, gjate punes se perbashket studimore me te ndjerin, Arif Krasniqi, i cili si punetor shumevjecar dhe njohes i mire i kesaj fushe, e njeheresh edhe themelues i Kolegjit "Tempulli", nje pjese te ketij materiali e pati trajtuar ne punimin e tij te Magjistratures. Po ashtu, ai e kishte shtruar edhe idene dhe nevojen qe te kompletohej ky liber. Ne shenje respekti per jetesimin e ideve te tij, ne funksion te arsimit ne kete fushe, sot, ne bashkepunetoret e tij, po plotesojme nje pjese te atyre objektivave.