Austriakët shprehin interesim për investime në fushën e ujërave të zeza
Prishtinë, 31 maj 2016: Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot në takim një delegacion të kompanisë austriake “Shneider”, të cilët shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e ujërave të zeza.
Zëvendësministri Shala, fillimisht e njoftoi delegacionin nga Austria me legjislacionin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, që rregullon fushën e trajtimit të ujërave të zeza, duke thënë se Kosova në këtë aspekt qëndron mirë dhe se është e gatshme të krijojë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Rupert Kaspar, falenderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të investuar në fushën e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...