Shala: Trepça nuk i ka borxh askujt!
08.02.2016- Një ndër problemet, me të cilat ballafaqohet kombinati metalurgjik "Trepça” në Mitrovicë, është edhe borxhi i pretenduar nga kreditorë të ndryshëm, të krijuar gjatë viteve të 90-ta, periudhë kjo kur ky kompleks është udhëhequr nga autoritet e atëhershme serbe. Në një intervistë për radion Evropa e lirë, ish menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Ferat Shala, pohon se Trepça nuk i ka borxh askujt.
Ai thotë se në periudhën kur pretendohet të jetë krijuar borxhi, nuk ka bazë në dokumentacione, por as që ka pasur ndonjë investim kapital në këtë kombinat. Shala, i cili për katër vjet ka udhëhequr këtë kombinat, pohon se gjatë kësaj periudhe madje ka pasur shkatërrime në Trepçë.
"Çështja fikse e borxheve nuk mund të diskutohet, ato janë borxhe që janë krijuar në një periudhë pushtimi, në një gjendje lufte, në një periudhë kur në Trepçë nuk ka pasur asnjë punëtorë shqiptar, ku mbi 12 mijë punëtorë janë larguar nga puna".
"Në bazë të asaj sa kam informacione, në atë periudhë nuk ka pasur investime në Trepçë, nuk janë gjurmët as në letra, as në makineri, as në investime kapitale, e as në një tip të investimeve që bëhen në sektorin e minierave në Kosovë“, tha Shala për Radion Evropa e Lirë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...