Lexo

Ambasadori amerikan Delawie takon krerët e MMPH-së

15.01.2015-Në këtë takim ambasadorin e SHBA-së, në Kosovë, Greg Delawie është njoftuar për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet MMPH, por edhe me prioritetet dhe planet për të ardhmen. Arritjet dhe sfidat, në sektorin e planifikimit hapësinor, mjedisit, Parqet Kombëtare, shpronësimet, legalizimi i objekteve dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore në zonat e veçanta ishin disa prej temave të diskutimit.

Tema tjera të diskutimit ishin edhe projektet e ndryshme të ministrisë në sektorin e mjedisit, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së ujit, planin e veprimit për parandalimin e keqpërdorimit të rërës dhe zhavorrit nga shtretërit e lumenjve, në ngritjen e cilësisë së ajrit, dhe në hartimin e legjislacionit. Ambasadori Delawie u informua edhe për përpjekjet e MMPH për krijimin e vendeve të reja të gjelbra të punës në sektorin e trajtimit të mbeturinave të ngurta, projektet për ngritjen e infrastrukturës për trajnimin e ujërave të zeza, zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe themelimin e ekofondit. Krerët e MMPH-së, falënderuan ambasadorin Delawie dhe popullin amerikan për ndihmën që është duke i dhënë kësaj ministrie përmes USAID-it, ndërsa ai përcjelli falënderimet e USAID-it për bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...