Lexo

Kosova dhe Austria, fillojnë bashkëpunimin në monitorimin e digave të akumulacioneve ujore

14.12.2015- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hpaësinor, Ferid Agani, së bashku me zëvendësministrin Ferat Shala, ka pritur sot në takim një delegacion nga Vjena e Austrisë, konkretisht nga kompania Vermesungangsst, që merret me monitorimin e digave.

Përfaqësuesit e MMPH e njoftuan delegacionin austriak me gjendjen në të cilën ndodhen liqenët akumulues të Kosovës, por edhe me gjendjen mjedisore në përgjithësi. Ata potencuan që Kosova ka nevojë të theksuar për ekspertë të lëmive të tilla, kur kihet parasysh se ruajta dhe monitorimi i digave është e një rëndësie të veçantë. Ekspertët nga Vjena thanë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë, është të njihen me mundësit e bashkëpunimit universitar, shkencor, por edhe ekonomik. Ata shprehën gatishmërinë që të ofrojnë përvojën dhe ekspertizën e tyre në fushën përkatëse. Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të thellohet edhe më tutje.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...