Lexo

Prizreni, së shpejti me impiant për trajtimin e ujërave të zeza!

08.12.2015- Zv. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala ka qëndruar sot në Prizren ku ka vizituar Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit Rajonal Hidroregjioni Jugor dhe është takuar me përfaqësues të pushtetit lokal në Komunën e Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ai ka realizuar një takim me drejtorin Besim Baraliu dhe me kryesuesin e bordit të kësaj ndërmarrje Rexhep Manxhuka, nga të cilët është informuar për gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes dhe projektet që janë në zhvillim. Në mënyrë të veçantë është diskutuar për projektin e ndërtimin të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, i financuar nga Banka Gjermane KFW si rezultat i marrëveshjes së arritur me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht MMPH dhe Komuna e Prizrenit . Me këtë rast z.Shala premtoi për mbështetje të mëtejme për Hidroregjionin Jugor edhe me projekte tjera konkrete nga MMPH, dhe nga donatorët tjerë të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e ujërave. Me këtë rast ai ka vizituar edhe punimet në realizimin e projektit për ndërtimin e impiantit për ujëra të zeza në Vlashnjë të Prizrenit dhe ka theksuar se finalizimi i këtij projekti do të sjell përmirësim të gjendjes së mjedisit në këtë komunë e veçanërisht përmirësim të gjendjes së lumenjve, por edhe mirëqenie më të mirë për banoret e kësaj ane. Prizreni është komuna e parë që është në fazën e ndërtimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, i cili në fillim do të ketë kapacitet për 50 mijë banorë, ndërsa më pas do të rritet edhe për 90 mijë banorë të tjerë. Z.Shala gjatë vizitës në Prizren ka realizuar takime edhe me përfaqësues të pushtetit lokal në Komunën e Prizrenit, ku ka takuar drejtorin e Shërbimeve Publike Hasan Hasani, drejtorin e Urbanizimit Nijazi Kryeziu dhe Drejtorin e Inspektoratit Bedri Bytyçi. Nga takimet dolën zotime për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e MMPH-së për komunën e Prizrenit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në sektorin e planifikimit hapësinorë por edhe në vazhdimin e mbështetjes me projekte në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale dhe shëndetit publik.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...