Zëvëndës Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, takohet me ekspertët e rrjetit IMPEL
Në kuadër të projekteve të Rrjetit IMPEL (Impelementation of Environmental Legislation) nga data 03 deri me 06 Nëntor, një ekip i ekspertëve të këtij rrjeti në përbërje : z. Tony Liebregts dhe z. Rob Kramers nga Holanda, znj. Anna Gustafson nga Suedia , z.David Hudson nga Anglia, znj. Eleanor Swan nga Skocia, z. Judita Adamova nga Çekia dhe z. Birna Guttormsdottir nga Islanda kanë zhvilluar takime një javore në MMPH, me Inspektoratin e MMPH-së dhe Departamentin e Mjedisit, me fokus për të identifikuar praktikat e mira, sfidat dhe mundësitë në procesin e implementimit të legjislacionit mjedisor. Ekipi i ekspertëve pas takimeve treditore ka prezantuar para zv. ministrit Ferat Shala një raport preliminar lidhur me të gjeturat gjatë këtyre ditëve.
Takimet kanë qenë intensive dhe janë shtjelluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin mjedisor, mënyrën e funksionimit institucional, fuqizimin dhe implementimin e këtij legjislacioni. Në kuadër të këtij projekti është bërë edhe një vizitë në Titan-SharrCem si operator i parë në Kosovë që është pajisur me Leje të integruar- IPPC. Ekipi i ekspertëve pas takimeve treditore ka prezantuar para zv. ministrit Ferat Shala një raport preliminar lidhur me të gjeturat gjatë këtyre ditëve. Ata kanë paraqitur sfidat e evidentuara si dhe kanë dhënë rekomandime për zhvillim të mëtutjeshëm nga praktikat e mira dhe nga eksperiencat e shteteve të tyre. Zv. Ministri Shala ka vlerësuar lartë punën katërditore të ekspertëve lidhur me identifikimin e saktë të sfidave me të cilat përballet Kosova si dhe ka vlerësuar rekomandimet rreth këtyre sfidave, të paraqitura në raportin preliminar. Zv. ministri Shala ka theksuar se me marrjen e raportit përfundimtar, në funksion të implementimit më efikas të legjislacionit mjedisor, do të angazhohet fuqimisht, edhe në aspektin politik , në realizimin e rekomandimeve të dala nga ky raport.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...