Shënohet dita botërore e ujit dhe e meteorologjisë
Në amfiteatrin e Qeverisë u shënua Dita Botërore e Ujit 22 Mars dhe Dita Botërore të Meteorologjisë 23 Mars. Pas hapjes zyrtare te këtij shënimi, fjalën e mori Zv.Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Ferat Shala, i cili pasi falënderoj pjesëmarrësit vazhdoj me fjalën hyrëse, me ç ‘rast foli për të arriturat, sfidat dhe objektivat e MMPH-së në fushën e Ujërave dhe Meteorologjisë. Në vazhdim z. Shala foli për rëndësin që kanë resurset ujore, si dhe përcjellja dhe monitorimi i fenomeneve dhe dukurive natyrore në shkallë vendi, duke shtuar se shtimi demografike, rritja e standardit jetësor, kërkesa për ushqim, bujqësia intenzive, kërkesa për më shumë energji, zhvillimi tekniko – teknologjik, industrial etj, ka vë në një trysni mjaftë të madhe resurset ujore. Kjo trysni vjen në njërën anë nga kërkesa dhe në anën tjetër nga rritja e shkallës së ndotjes, ku të dy së bashku kërkojnë një mekanizëm të menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm. Më pas z. Shala tha se Uji dhe energjia janë dy nga resurset kryesore për zhvillimin e një vendi. Këta dy faktorë duhet konsideruar të ndërlidhur ngusht njërin me tjetrin.
Në këtë aspekt kërkohet një menaxhim i integruar dhe strategjik duke u bazuar në një gjithpërfshirje dhe kombinim të qasjes në të gjitha nivelet e vendimarrjes dhe përfshirjes së shoqërisë civile në vendimmarrje, sepse zhvillimi i përgjithshëm social-ekonomik varet në mënyrë direkte nga uji prandaj përdorimi racional i ujit do të thot një popullsi e shëndosh, një vend me popullsi të shëndosh do të thot një perspektiv dhe e ardhme më e sigurt për vendin. Po ashtu rritja e shkallës së gjenerimit të energjisë elektrike kërkon përdorimin e resurseve ujore, përdorimi i fuqisë së ujit krijon kushte më të mira mjedisore e në veçanti në mbrojtjen e cilësisë së ajrit. Sot rreth 8%, e prodhimt botëror të energjisë shkon në nxjerrjen, trajtimin dhe transportin e ujit për kërkesa të ndryshme. Vendi ynë është në objektivat e zhvillimit afatgjatë ka priroritet zhvillimin e një ekonomie të gjelbert, ku tentohet që të zvoglohet prodhimi i energjisë nga djegja e hidrokarbureve dhe mbeturinave për përfitimin e energjisë elektrike dhe duke tentuar në rritjen e përdorimit të resurseve të rigjenrueshme për prodhimin e energjisë elektrike. Identifikimi dhe avancimi i praktikave më të mira në përdorimin e ujit, jo vetem se krijon qëndrushmëri në shkallë vendi por kontribon edhe në përmbushje e direktivave dhe standardeve mjedisore drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian për sa i takon fushës së mjedisit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vijimësi ka punuar dhe është duke punuar në përmirësimin e mjedisit në shkallë vendi. Megjithatë, çështjet mjedisore ende mbeten sfiduese, në veçanti sfiduese mbetet trajtimi i ujërave të ndotura, monitorimi hidrometeorologjik dhe ngritja e kapaciteteve humane. Është arritur të hartohet Strategjia Shtetrore e Ujërave 2015-2034, në të cilen janë dhënë zgjidhje në kapercimin e të gjitha sfidave në periudhen e ardhëshme 20 vjeçare. Me këtë rast z.Shala falënderoj Zyren e komisionit evropian për Kosovë dhe donatoret tjerë për përkrahjen e fushës së mjedisit në përgjithësi.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...