Zëvendësministri Shala vizitoi Universitetin Ferrara të Italisë
Delegacioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i kryesuar nga Zëvendësministri Ferat Shala, dhe i shoqëruar nga ud .Udhëheqësi i Departamentit të Ujërave Rizah Hajdari, zyrtari i lartë në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore Fadil Hasani , kanë qëndruar në vizitë ne Itali, në Universitetin Ferrara, si dhe në Qendren për Gjeoteknologji aplikative.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave profesionale, praktike dhe akademike në fushën e mjedisit, ujërave si dhe të radioaktivitetit në mjedis, si dhe shqyrtimi i mundësive për të arritur marrëveshje bashkëpunimi në mes të të dy institucioneve. Gjatë vizitës u bisedua me zyrtar të lartë të Universitetit Ferrara, si z. Fabio Mantovani, z. Stefano Bernardinetti, dhe udhëheqës e staf i lartë akademik i universitetit, lidhur me mundësinë e përfitimit nga përvojat e tyre në menaxhim të mjedisit, përfshirë studime mjedisore, studime për rezervat dhe cilësinë e ujërave, si dhe për radioaktivitetin në mjedis. Gjatë vizitës, Delegacioni nga Kosova u njoftua mbi kapacitetet laboratorike, teknike dhe njerëzore, si dhe përvojat e fituara nga implementimi i projekteve të ndryshme nga Universiteti Ferrara si dhe nga Qendra për Gjeoteknologji Aplikative. Në këtë takim u përcaktuan parimet e bashkëpunimit në të ardhmen, të cilat do të formalizohen me një Marrëveshje Bashkëpunimi, e ku fokus do të jetë zhvillimi I projekteve të përbashkëta si dhe dërgimi i stafit profesional dhe universitar nga Kosova në Universitetin Ferrara, për të kryer trajnime dhe studime specifike në fushën e mjedisit, gjeologjisë, ujërave dhe radioaktivitetit. Të dyja palët u zotuan për një bashkëpunim të mëtejme.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...