Lexo

Menaxheri i Trepçës, Prof.As.Dr Ferat Shala pret në takim ambasadorin gjerman

Ndërmarrjen Trepça e ka vizituar Dr. Ernst Reichel, ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kosovës. Z. Reichel, në menaxhmentin e Trepçës është pritur nga menaxheri i kësaj ndërmarrje z. Ferat Shala. Ambasadorin gjerman, në këtë vizitë e shoqëronte kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu dhe stafi i tij i ngushtë.

Menaxheri Shala, e informoi ambasadorin gjerman për të kaluarën, të sotmen dhe perspektivën që do të ketë kjo ndërmarrje me potenciale të shumta për zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërkaq, z. Reichel, nga ana e tij, tha se Qeveria e vendit të tij do të vazhdoj ta përkrah Republikën e Kosovës si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, për zhvillimin më të shpejtë të saj. Po ashtu, edhe kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu, u zotua se Trepça përherë do ta ketë përkrahjen e institucionit që drejton ai dhe komunitetit të biznesit.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...