Lexo

Ferat Shala : Plani për ristrukturim e bën Trepçën ndërmarrje rentabile

Në hotelin Grand në Prishtinë nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë se Energjisë dhe Minierave, u organizua debate me Temën: Strategjia minerare dhe plani për ristrukturimin e Trepçës - mundësi për pjesëmarrje të sektorit Privat. Në këtë debat për Trepçën të dielën qeveritare, ekspert dhe përfaqësues të bizneseve, janë pajtuar se propozimi më i mirë vlerësohet të jetë përmes partneritetit publiko-privat, ku Kosova do mbetet pronar i përhershëm i saj.

Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Mr.Sc.Ferat Shala, tha se : "Nëse kompletohet legjislacioni,nëse miratohet plani për ristrukturimin e ndërmarrjes, Trepça në të ardhmen do të jetë e hapur ndaj ekonomisë së tregut të lirë, e gatshme për pranimin e investimeve të jashtme,do të gjeneroi vende të shumta të punës ,Do të bëhet një nga eksportuesit më të mëdhenj të metaleve në vend dhe rajon,do të jetë katalizator i industrisë përpunuese-metalore si dhe do të jetë subvencionues i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. "Trepça, aktualisht menaxhohet nga dy menaxher, një në pjesën jugore dhe një në pjesën veriore, në të njëjtën kohë Trepça, duhet të raportoje te shumë institucione siç është,Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), ajo e Ekonomisë e Financave (MEF), Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP), Komisioni i pavarur për Miniera dhe Minerale,(KPMM), dhe nga kjo rrjedhimisht shohim se duhet të ndryshoj qasja ndaj Trepçës". Menaxheri Shala, po ashtu përmendi edhe shume probleme të tjera nga ato sociale, mjedisore e deri të mosha e vjetër të punëtoreve."Kemi mbi 60 Milion tonë mbetje minerale dhe pjesë të tjera që kanë mbetur nga e kaluara. Kryesisht, janë të shtrira afër lumenjve, e qe janë ndotës të mëdhenj, po ashtu mosha mesatare e punëtoreve është 53 vjet, ndërsa vitin 2008, ndërmarrja e ka mbyllur me mbi 3.5 milion € humbje, në të njëjtën kohë asetet e kompleksit Trepça janë të shpërndara gjithandej Kosovës dhe jashtë sajë (shumë nga këto nuk menaxhohen nga menaxhmenti i Trepçës, për shkak të problemeve të së kaluarës), ndërsa kemi shkallë të lartë e amortizimit të aseteve".


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...