Menaxheri i Trepçës, Prof.As.Dr Ferat Shala takoi përfaqësuesit e Japan International Cooperation Agency
Në ambientet e menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça, në Mitrovicë, Z.Ferat Shala me bashkëpunëtor priti në një takim përfaqësuesit e JICA (Japan International Cooperation Agency), Zëvendës Drejtorin Issei Aokime, Ikuo Mori nga Divizioni i Menaxhimit të Mjedisit, si dhe Yumi Yasuda këshilltare në JICA.
Menaxheri Shala pasi bëri prezantimin e gjendjes aktuale të ndërmarrjes Trepça u fokusua në problematikat ambientale të cilat janë të trashëguara nga veprimtaritë e mëparshme të kombinatit Trepça në tërësi. Gjatë këtij takimi në veçanti janë shqyrtuar mbetjet në Parkun Industrial të Mitrovicës të cilat paraqesin rrezik potencial për shëndetin e popullatës vendase. Përfaqësuesit e JICA-së pasi falënderuan për prezantimin e gjendjes aktuale, ata po ashtu bën një prezantim të profilit të JICA-se duke theksuar se JICA është agjencia më e madhe në botë për sa i përket ndihmës për zhvillim bilateral. Që të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e rehabilitimit të këtyre pikave potenciale për ndotjen e ambientit në Mitrovicë dhe rrethinë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...