Lexo

Çka i duhen Qeverisë së Kosovës rezoluta koti kur i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat institucional dhe ligjor?

Sot Grupi Parlementar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozoj Kuvendit të Kosovës një propozim rezolutë, që do ti kërkonte Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe masa të jashtëzakonshme për të adresuar rritjen e inflacionit dhe ndikimin e tij në çmimet e produkteve bazë, si dhe nëpërmjet instrumenteve monitoruese të ndalë përpjekjet për shfrytëzimin e kësaj situate nga abuzuesit.

Rezoluta e sotme është e veçantë edhe për shkak të idesë, edhe për shkak të qëllimit, edhe për shkak të inicimit nga grupi më i madh parlamentar, përkatësisht nga ata që sot kanë pushtetin. Mënyra dhe dizajni, teksti dhe koha e kësaj rezolute, të bënë të kuptosh që situata e përgjitshme në vend është tepër e brishtë.

Qeveria në mungesë të idesë dhe planeve zhvillimore, po orvatet të gjejë rrugë dhe alternativa që të shpëtojë lëkurën e vet. Ndryshe nuk do të mund ta kuptonin këtë rezolutë e cila ka për qëllim të krijojë një ombrellë mbrojtëse juridike dhe populliste për Qeverinë.

Çka i duhet Qeverisë kjo Rezolutë, kur i ka të gjitha mekanizmat institucional nën menaxhim?!

Çka i duhet Qeverisë kjo Rezolutë, kur e ka komplet legjislacionin në dorë dhe kur është në mandatin e dytë Qeverisës, pra nuk është qeveri fillestare?!

Praktikisht kjo tregon që Qeveria është: pa ide, pa projekt zhvillimor, dhe pa strategji të përballet me krizat e inflacionit, pandemisë apo energjisë.

Orvatjet e Qeverisë për legalizimin e veprimeve të saj jo ligjore në tregun ekonomik, tashmë janë të dukshme.

Ndryshe nuk mund ta kuptojmë këtë strategji!

Do ta kuptonim dhe do ta votonim një rezolutë të mazhorancës, nëse do të na sillte rezolutë për arsimin e cila do të trajtonte proceset zhvillimore të arsimit, reformën në arsim, përmirësimin e cilësisë dhe depolitizimin, që sot ka shumë nevojë vendi, e arsimi në veçanti.

Do ta kuptonim dhe votonim një rezolutë specifikisht për sfidat e shëndetësisë apo edhe keqmenaxhimin dhe shkallën e rrezikut që po rikthehet shkaku i pandemisë.

Do ta përkrahnim dhe votonim një rezolutë, për një reformë të thellë, dhe një menaxhim të thellë të ndërmarrjeve publike.

Do ta përkrahnim një rezolutë që e ndërpren ndjekjen dhe presionin mbi shërbyesit civil.

Është tepër e nevojshme të kemi një rezolutë, që të ndërpritet degradimi i diplomacisë.

Do ta përkrahnim një rezolutë me kërkesë specifike për kthimin e vëmendjes dhe investimeve në sektorin minerar…. që po degradon skajshmërisht!

Do ta përkrahnim një rezolutë, që do ta obligonte qeverinë, që urgjentisht të krijojë plan dhe strategji për ndërprerjen e ekzodit… .

Do ta votonim një rezolutë e cila do ta obligonte ekzekutivin, që të mirrej shumë në seriozisht dhe profesionalisht për sektorin e energjisë.

Do ta përkrahnim Qeverinë nese për shembull do të na sillte sa më shpejtë në Kuvend Strategjinë e Energjisë, të shumë përfolur.

Një rezolutë që do të trajtonte aspeket e depolitizminit të bordeve të sektorit energjetik, rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike vendore, apo edhe joshjen e investitorëve strategjik në këtë sektorë, etj.

Është e domosdoshme të kemi një rezolutë të drejtuar ekzekutivit, e cila do ta obligonte atë (ekzekutivin), të na sqarojë pse nuk janë ndarë 100 milion Euro, për ta mbështetur sektorin energjetik, sipas vendimin të Qeverisë?!

Apo edhe një rezolutë që do të përgjigjet në pyetjet:

Pse kompanitë private i kanë KEK-ut rreth 100 milion Euro, dhe Qeveria nuk reagon?!

Pse Qeveria në të njejtën kohë i jep kredi KOSTT-it, e i toleron kompanitë KEDS dhe KESCo, të marrin energji nga KEK-u e të mos e paguajnë?!

Do ta kuptonim dhe votonim një rezolutë, e cila do ta obligonte Qeverinë që të mos manipulojë: me shifra rreth numrit të punësuarve,  me informata të paqena rreth inflacionit, me mashtrime rreth skemave sociale, apo edhe për projektet zhvillimore inekzistente.

Është tepër e nevojshme të kemi një rezolutë e cila Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, do t’ia ndërronte emrin, në vetëm Ministri të Transfereve. Kjo Ministri gjithçka është, përveç Ministri e Financave dhe e Punës, JO!

E para se të miratohej kjo rezolutë, do të duhej të kishim një transfer të Ministrave dhe Kabinetit. Transformin ky që do ta shpëtonte edhe ekonominë edhe vendin. E vetmja gjë, që do të na legalizonte këtë rezolutë është, nëse e kemi në tekst që kjo Qeveri të quhet Qeveri e Skemave Sociale!

Fjala kyqe në çdo tekst të kësaj Qeverie është SKEMA SOCIALE!

Nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...