Lexo

Përmbledhje e aktiviteteve në kuadër të Komisionit Parlamenta për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë muajit Shkurt- Mars 2022

03.03.2022- Në takim me Viola von Cramon-Taubadel, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovën. Tema e diskutimi: zhvillimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me strategjinë e energjisë dhe vizioni për zgjidhjen e problemit energjetik në Kosovë.

01.03.2022- Mbledhja e radhës Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Formohen tre grupe të punës, për shqyrtimin e tre projektligjeve. Shqyrtohet raporti i Planit të Performancës për vitin 2022 të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale - KPMM.

21.02.2022- Takimi i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Pikë kryesore e rendit të ditës ishte mënyra e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatorët e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike. Për të diskutuar lidhur me temën në fjalë, të ftuar para komisionit ishin anëtarët e Bordit të ZRrE-së, si dhe eksperti i fushës, Profesori Florin Aliu i cili paraqiti analizën e tij, qe bazohej në raportet e ZRrE-së, si dhe në argumente tjera shkencore e teorike. U diskutuan edhe çështjet që kanë të bëjnë me tarifat, subvencionimin e tyre, rreth kostos së sistemit në përgjithësi, si dhe tema tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e ZRrE-së.

 07.02.2022- Me kolegët deputet nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, pjesë e tryezës së diskutimit me temën “Avancimi i legjislacionit në të bërit biznes”, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane. Gjatë diskutimit me përfaqësuesit e kompanive të sektorëve të ndryshëm, që janë antarë të Odës Ekonomike Amerikane, u zotuam në angazhimin e përmirësimit të mëtejshëm në lehtësinë e të bërit biznes, gjë që do të forcojë sektorin privat dhe do ta bëjë Kosovën më tërheqëse në sytë e investitorëve vendor dhe atyre të huaj. Deputet dhe Komision Parlamentar, kanë qenë të hapur dhe bashkëpunues me Odën Ekonomike Amerikane, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

01.02.2022- Mbledhja e radhës të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në këtë mbedhje, në cilësinë e sponsorizueses së projekligjeve për shqyrtim, ishte ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bashkë me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie. Në mënyrë unanime miratuam në parim projektligjet; për turizmin, markat tregtare dhe projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare, dhe i proceduam tutje në njërën nga seancat plenare. Pikë tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i planit të performancës së AKP-së, ku pas ekspozesë së tyre, në fund të takimit kërkuam nga këta të fundit, listat e aseteve të konsoliduara, dokumentet strategjike të miratuara nga Bordi i AKP-së, si dhe raportet për çdo vendim tjetër të rëndësishëm që merrët nga ana e bordit të kësaj agjencie.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...