Lexo

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moment strategjik i historisë sonë kombëtare!

05.03.2022- Sot 24 vite pas kur kujtojmë 5,6 dhe 7 Marsin e vitit 1998, ditët e lavdisë së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithnjë e më shumë jemi të bindur dhe të sigurtë, mbi të vërtetën, të drejtën dhe arsyen e flijimit të familjes Jashari. Gjithnjë e më shumë jemi të bindur për nevojën e lindjes, forcimit dhe rritjes së UÇK-së, për kohën dhe momentin strategjik për kombin dhe për mënyrën e krijimit të partneritetit me faktorët ndërkombëtarë.

Koha tashmë e ka vërtetur që vizioni i UÇK-së ishte i drejtë, dhe se lindja dhe zhvillimi i saj ishte i natyrshëm për kombin dhe se strategjia dhe krijimi i parneritetit me aleatët tanë erdhi pikërisht në momentin më të përshtatshëm të historisë.

Këto konstatime gjithnjë e më shumë po i vërteton sot edhe momenti aktual gjeopolitik dhe i sigursisë në Evropë, si dhe kërkesat gjithnjë e në rritje të institucioneve tona për rritjen e sigurisë së vendit. Këtë vizion të UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të saj që njëherit ishte vizion edhe i familjes Jashari, po e vërteton historia aktuale dhe lufta e tmerrshme që po zhvillohet në Ukrainë, shumë pranë zemrës së Evropës.

 Sot si asnjëherë më parë po shpërfaqet dhe po del në pah e drejta e UÇK-së dhe pastërtia e luftës së saj, sikurse edhe padrejtësitë e pakuptimta që janë bërë ndaj Kosovës, ndaj UÇK-së dhe ndaj lidershipit të saj që ndodhen në Hagë, duke paguar padrjtësishtë çmimin e politikës servile sllavo-ruse.

Megjithkëtë, UÇK-ja dhe ushtarët e saj ishin, janë dhe do të jenë krenarë pikërisht për faktin që me kohë ishin rreshtuar me pjesën më krenare dhe më të shëndoshë të frymës nacionale, me ADN-në e Shqiptarisë.

Ishin të rreshtuar dhe kanë sakrifikuar deri në vetëflijim, me vetëdijën më të lartë që kontributi i tyre ishtë në të mirë të Kosovës.

Me kohë ishin reshtuar pro demokracive perëndimore dhe pro aleatit tonë strategjik SHBA, si gardian i mbrojtes së civilizimit në luftë kundër së keqes.

Pikërisht për këto vlera, ishte e bindur UÇK-ja dhe Adem Jashari këtu e 24 vite më parë. Për këto vlera ishin të bindur dhe vazhduan luftën deri në fitore bashkëluftatarët tanë që sot ndodhen në Hagë.

Për këto vlera ndjehen krenarë të gjitha ata që ishin pjesëtar të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe të nderuar që ishin bashkëatdhetar të komandantit legjendar dhe familjes së tij.

Andaj, në këto ditë krenarie dhe lavdie kur nderojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, që derdhën gjakun për të sjellur Lirinë, si asnjë herë më parë, e ndjejmë frymëmarrjen e lirë dhe e kujtojmë se sa e rëndësishme ishte për ne lufta çlirimtare, dhe se sa të rëndësishëm ishin për ne ata djem trima që morën armët dhe nuk pranuan peshën e rëndë të robërisë.

I përulemi për jetë e mot komandantit legjendar Adem Jashari dhe Prekazit heroik dhe i jemi përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...