Lexo

Grevat e studentëve në mbështetje të minatorëve!

22.02.2022- Në kohën kur minatorët e Trepçës dhe minierave tjera në Kosovë në shkurtin e vitit 1989 hyn në grevë me kërkesa sociale dhe politike, zë i tyre i vërtetë dhe pjesë e artikulimit politik të këtyre kërkesave u bënë edhe studentët të cilët po ashtu hynë në grevë në mensën e studentëve në Mitrovicë, e më pastaj edhe në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Kjo lëvizje tashmë e përbashkuar, punëtorë e studentë, intelektual dhe media të kohës, u bë zë një zë i fuqishëm dhe i artikuluar kundër një regjimi pushtues dhe eksportues totalitar. Kjo lëvizje e futi Kosovën në agjendat jo vetëm të shtetit të brishtë Jugosllav, por edhe të tërë Evropës.

Përkundër faktit që greva u shtyp me masa tepër represive të zbatuara nga aparati i atëhershëm shtetëror kundër minatorëve dhe studentëve, zëri i saj dridhi themelet e komunizmit në Evropë.

Prandaj sot, kemi obligim ti kujtojmë të gjithë ata pjesëmarrës dhe organizatorë të këtyre grevave të cilët dhanë shumë në atë periudhë kohore shumë specifike dhe tejet të vështirë.

Këtu duhet përmendur edhe faktin se shumica e studentëve që ishin organizatorë të grevave mbështetëse për minatorët në atë kohë, ishin po ashtu pjesë e lëvizjeve dhe organizimeve të para kombëtare që kishin nisur aktivitetet e tyre për rezistencë dhe çlirim. Një pjesë e këtyre studentëve u burgosen dhe u dënuan më vuajte dënimi.

Më pastaj, ishin pikërisht një pjesë e këtyre studentë që u bënë bartës të zhvillimeve shumë të rëndësishme të lëvizjes çlirimtare të udhëhequr nga UÇK, dhe pjesë e sfidave dhe zhvillimeve për shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

 Në foto: Hasan Vrellaku me delegacionin e studentëve që ishin për vizitë tek minatorët grevist.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...