Lexo

Çfarë flasin statistikat ekonomike për punën e Qeverisë së Kosovës?

Do të doja që të filloja shkrimin tim, me një analizë për një vit të mbarë që do të fliste për implementin e projekteve zhvillimore për qytetarët e këtij vendi që aq shumë kanë nevojë, për projekte që do të ngrisnin standardin e jetesës, për projekte që do të lehtësonin jetën në Kosovë apo edhe për projekte zhvillimore që do të krijonin vende pune.

22.01.2022-Por fatkeqësisht jamë i detyruar të shkruaj për një keqmenaxhim të pa parë ndonjëherë në qeverisjen e vendit. Do të detyrohem të shkruaj për ngritje të çmimeve, për vështirësitë që ka krijuar qeverisja aktuale e vendit, për kaosin dhe pasigurinë që ka krijuar Qeveria e Kosovës në çdo segment te jetës, për kaosin energjetik në dëm të qytetarëve dhe kurriz të tyre, edhe ashtu të varfër, dhe për keqmenaxhim të pandemisë COVID 19.

Qytetarët e vendit janë duke u ballafaquar me një ngritje të vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimit. Për nivelin më të lartë të ngritjes së çmimeve në shportën e konsumatorit.

Sot nën Qeverinë Kurti, qytetarët e këtij vendi shpenzojnë më shumë, e ushqehen më pak, shpenzojnë më shumë e udhëtojnë më pak, shpenzojnë më shumë për shërbimin e njëjtë, punojnë më shumë, e më të ardhurat që marrin mund të blejnë më pak,  shpenzojnë më shumë e jetojnë më keq. Kjo si rezultat i ngritjes se vazhdueshme të nivelit të çmimeve të konsumit në këtë periudhë.

Sipas ASK (Agjencia e Statistikave të Kosovës) e gjithë shporta e konsumit bazë për qytetarët e vendit ka pasur rritje. Si e arsyetoni çmimin e produktit bazë të secilës familje në Kosovë?

Çmimi i  bukës ku është rritur për 25% brenda ditës. Në mëngjes qytetarët e vendit e kanë blerë bukën 0.40 cent në mbrëmje 0.50 cent. Askush nuk ndërmorri asnjë veprim.

Ku ishte kryeministri dhe vartësit e tij që nuk bënë të paktën një deklaratë publike?

Mbi çfarë baze u rrit çmimi i bukës, kur energjia ende mbetet e njejtë?  Cilat kosto ndikuan?

A ka përgjigje ndokush nga Qeveria e Kosovës, apo vetëm janë ulur aty sa për të marrë pozitat?

Çka ndërmorri Qeveria e Kosovës për rritjen e çmimit të produkteve bazë të shportës së Konsumatorit?

U rritën çmimet e drithërave, u rrit çmimi i qumështit dhe produktet e tij, u rrit çmimi i lëndëve djegëse të ngurta, shërbimet për transport. Çmimet e biletave të transportit ajror, vajrat dhe yndyrat ushqimore që janë rritur mesatarisht deri në 27.60%.

 Ku ishte Qeveria dhe Kryeministri, dhe çfarë veprimesh ndërmorrën?!

 Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (16.99%). Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rritje për (8.86%) krahasuar me periudhën e njëjtë. Rritet deficiti tregtar për 101 milon euro, d.m.th. kemi importuar me shumë për 38.9%. Gjegjësisht në vlerë prej 361.1 milion euro, krahasuar me deficitin prej 259.9 milion euro në vitin 2020. Ndërsa eksporti mbulon importin me vetëm 16.4%.

Po çka ndërmorri kjo Qeveri për këtë ngritje te çmimeve? – Asgjë.

Vetëm fjalë boshe dhe teori konspirative.

Kryeministër shteti nuk mbahet duke mos qëndruar me javë të tëra. Se çmimet ngritën edhe jeta vështirësohet, por mbahet me punë e përkushtim ndaj vendit dhe përgjegjësive që ke marrë. Ajo që është me shqetësuese në ngritje e nivelit te çmimeve, e që nuk dihet kur do ndalet pasi që kemi një qeveri të tinejgjerëve.

Pa vizion, jo profesional dhe të pa përgatitur se si ti qaset ekonomisë së tregut.

Kemi ngritje të pa përballueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve edhe në sektorin që gjeneron më së shumti vende pune, dhe sjell investime kapitale e  ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Sektori i ndërtimit ka rritje të çmimeve të materialeve ndërtimore ato çimentos, lënda drunore (që është tjetër element kyç në ndërtimtari), materialeve të plastikës që janë rritur për 50%, ndërsa metalet e tjera afër 100% rritje.

Kjo është shqetësuese, e që do afektoj në komplet zingjirin e ndërtimit, e deri tek ngritja e kostos së investimit. Në fakt, kjo do ju pamundësoj zgjidhjen e çështjes së banimit shumë qytetarëve që janë në pritje të sigurimit te jetesës. Dhe është në kundërshtim të plotë me atë që për vite me radhë keni premtuar që secilit do ti mundësohet zgjidhja e çështjes se banimit. Në fakt ju po e bëni të kundërtën.  

Për mua nuk është rastësi se ju çdo here keni mashtruar qytetarët dhe keni qenë në anën e kundërt të interesave të qytetarëve.

Qeveria u mundua gjatë gjithë vitit të manipuloj me shifra; jo kemi rritje dy shifrore, jo kemi rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë, jo rritjen më të madhe në rajon!

Por shifrat në ekonomi flasin ndryshe. Manipuluan edhe para vendeve mike. Por në raportin e fundit të FMN-së, rritja ekonomike gjatë vitit 2021 ka qenë 7.5%  e jo ashtu siç thoshte qeveria.  E kjo erdhi jo për arsye të ndonjë veprimeve dhe masave të qeverisë, por nga të ardhurat nga diaspora që ndikuan në rritjen e kërkesë agregate, dhe rikthimin e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.

Po ashtu vlen te theksojmë se inflacioni për vitin 2021 është rritur në më shumë se 5% (nga viti në vit) një rritje më e larta që nga viti 1999 për vendin tonë.

Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Parlamantit të Kosovës 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...