Lexo

Bllok tarifat e propozuara nga ZRRE për kursimin e energjisë elektrike, stimulim apo diskriminim?

Përderisa bllok tarifat mund të konsiderohen si mekanizëm për të stimuluar kursimin e energjisë, ato duhet të jenë të formuluara në mënyrë që konsumatorët të mos diskriminohen.

22.01.2022- Mirëpo në rastin e propozimit të fundit nga ZRRE, një pjesë e madhe e konsumatorëve do të diskriminohen. Le ti hedhim një sy tableës së bllok tarifave për të kuptuar më në detaje diskriminimin që do ju bëhet disa prej konsumatorëve.

Tabela 1: Bllok tarifat e propozuara nga ZRRE sipas konsumit të enegjisë KWh

 

Fatura e tanishme bazuar ne kalkulatorin e ZRRE-së

(a)

Fatura sipas bllok tarifave të reja
bazuar në kalkulatorin e ZRRE-së

(b)

Diferenca (shtrenjtimi)

 

 

 

(b-a)

Pjesa e subvencionimit

 



(c)

Pjesa e shtrenjtimit

 

 

 

(b-a)-(c)

Konsumatori që konsumon deri në 600 kWh:

400kWh A1 & 200kWh A2

Euro 37.28

Euro 40.47

Euro 3.19

Euro 3.19

Euro 0

Konsumatori që konsumon deri në 800 kWh:

500kWh A1 & 300kWh A2

Euro 47.69

Euro 74.97

Euro 32,28

Euro 14.83

Euro 17,45

Konsumatori që konsumon deri në 1000 kWh:

600kWh A1 & 400kWh A2

Euro 58.01

Euro 108.62

Euro 50,61

Euro 26.08

Euro 24,53

E kwshtu me radhë…

 Pra sikur shihet edhe nga tabela, ata konsumatorë të cilët i përmbahen limitit 600 kWh preken nga shtrenjtimi, por pjesa e shtrenjtimit (në këtë rast 3,19 euro), mbulohet nga subvencioni qeveritar. Konsumatorët të cilët do të tejkalojnë limitin 600kWh, një pjesë e shtrenjtimit do t’iu subvencionohet, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga vetë konsumatori.

Kjo tabelë vërteton që vlerat e bllok tarifave nuk kryejnë funksionin për të cilin thuhet se janë dedikuar. Në të vërtetë, amvisëritë me konsum të vogël nuk përfitojnë thuajse fare, përderisa amviseritë me konsum të madh përfitojnë shuma më të mëdha nga subvencionet, por edhe paguajnë fatura më të shtrenjta.

Pra, përpos aplikimit të bllok tarifave të cilat janë të ndërtuara me vlera të gabuara, kemi edhe një shperndarje të subvencioneve të cilat diskriminojnë ata që kursejnë energjinë dhe/apo nuk kanë kapacitete financiare për të shpenzuar më shumë, dhe favorizon ata që shpenzojnë më shumë dhe kanë të hyra të larta.

Tabela 2 - Tarifat para shtrenjtimit

Tarifat

A1

A2

 

Konsumi <600 kWh

6.75                                   

2.89                      

€-cent/kWh

Konsumi >600 kWh                                     

6.75

2.89

€-cent/kWh

 

Tabela 3 - Tarifat e propozuara për shtrenjtim

Tarifat                                               

A1                                     

A2

Konsumi <600 kWh

7.36

3.15

€-cent/kWh

Konsumi >600 kWh

21.00

8.99        

€-cent/kWh

 

Sikur shihet nga tabelat 2 dhe 3, shtrenjtimi për amviseritë të cilat nuk tejkalojnë 600 kWh konsum të energjisë elektrike do të përballen me një shtrenjtim në vlerë 9.04% për tarifen A1, ndërsa për tarifën A2, shtrenjtimi është 9.00%.

Çdo kWh i shpenzuar mbi 600 kWh, shtrenjtimi është marramendës dhe atë:

  • Për tarifën A1 shtrenjtimi është 211.11%,
  • Për tarifën A2, shtrenjtimi është 211.07%.

Me këto shtrenjtime, goditen sidomos qytetarët që jetojnë në ndërtesa kolektive dhe nuk kanë alternativa tjera të ngrohjes.

Shtrenjtimi i rrymës dhe bizneset

Të gjitha këto shifra dhe kalkulime, do të marrin një dimension dhe një rritje të pa-parashikuar, nëse bëhet ngritja e tarifave sipas Raportit të ZRRE-së.

Ta ilustroj këtë me një shembull:

Meqë prodhimi përdorë energjinë intenzivisht, atëhere rritja e çmimit do të reflektojë me automatizëm në produktin final.

Nëse kemi rritje prej 200%, dhe nëse energjia elektrike përben 20% të kostos variabël të prodhimit të një njësie, atëhere për të prodhuar një bukë i bie që nëse prodhohet një bukë që tani kushton 0.50 euro cent (dhe se për të prodhuar këtë bukë janë shpenzuar 20% të këtij çmimi apo 0.10 euro cent në rrymë), atëhere me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 200%, i bie që 0.10 euro cent të rritet për 200% në 0.30 euro cent, apo 0.20 euro cent më shtrenjtë.

Pra një bukë do të shtrenjtohet nga 0.50 euro cent në 0.70 euro cent.

Tani, nëse ndjeket zinxhiri i ngritjeve nëpër të gjithë sektorët ekonomik (primar, sekondar, terciar e më tej) dhe alokohet ngritja e çmimit të energjisë, prej mbjelljes së grurit, në korrjen e grurit, bluarjen, shpërndarjen e miellit, prodhimi i bukës nga mielli, kostoja e plasimit dhe shitjes së bukës tek konsumatori etj;

Atëhere mundësia është që të përfundojmë me një bukë me kosto 1.00 euro (kalkulim i përafërt).

Dhe kjo do të ndodh me të gjitha produktet vendore.

Produktet vendore do të shtrenjtohen në përmasa që do të detyrojnë konsumatorin e Kosovës të blejë produkte të importuara duke amplifikuar krizën ekonomike e cila tanimë ka filluar të rëndoj ekonomitë familjare dhe biznesore.

 Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Parlamantit të Kosovës


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...