Deputeti Ferat Shala ka propozuar tri propozim amandamente per projekte për buxhetin e vitit 2022
Këto tri amandamente përfshijnë projektet: Zgjërimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, Ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdevc, dhe Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut.
03.12.2021- Deputeti Shala këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook ku ka thënë:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë fundvit kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër.
Andaj, sot nënshkrova tri propozim amandamente për projektet si në vijim:
1.Zgjërimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj,
2.Ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdevc, dhe
3.Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut.
Mbesim me shpresë që mazhoranca do ti mbështesë amandamentet, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...