Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti viziton Ngrohtoren e Qytetit” sh.a Gjakovë
Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kanë vizituar sot Ngrohtoren e Qytetit” sh.a Gjakovë. Kjo ndërrmarrje ka filluar operimin në vitin 1981 duke përfshirë një pjesë të qytetit.
15.10.2021- Në vitin 2001 me qëllim të furnizimit me ngrohje të spitalit të qytetit, është ndërtuar rrjeti me investime nga SIDA Suedeze. Ngrohtorja ka operuar gjithë këto vite me lëndë djegëse mazut, deri në sezonin 2019/2020. Ndërtimi i impiantit të ri të financuar nga zyra e BE-së në Prishtinë, ka filluar në Dhjetor 2019 dhe gjatë sezonës së fundit 2020/2021 janë kryer testimet e nevojshme. Në Qershor pas testimit të turbinës, projekti është finalizuar. Impianti do të filloj të operoj në Tetor 2021 duke shfrytëzuar si lëndë djegëse Biomasën e cila është pjesë e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Gjithashtu është në zhvillim e sipër projekti “Përmirësimi i perfomancës së Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë” , bashkëfinancim nga SECO dhe KK Gjakovë, ku komponent kryesor është rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe nënstacioneve, duke përfshirë edhe vendosjen e orëmatësve, rehabilitimin e sistemit të brendshëm të ngrohjes në Spitalin e Gjakovës, lidhja e ndërtesave të reja publike dhe zhvillimi i korporatës.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...