Paralajmërimi i Kurtit!
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas ardhjes së grupit të parë të refugjatëve afganë në Kosovë është deklaruar se: “...kur është puna tek aleatët tanë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si”.
Kjo nuk është një deklaratë e thjeshtë sa për një ceremoni, por ajo përfaqëson një ndryshim të qëndrimit të Kurtit ndaj SHBA-ve.
Kur pyet dikën “si?”, kjo ka dy kuptime:
E para, se ti nuk ke mendim dhe qëndrim tëndin dhe pret mendimin dhe qëndrimin e të tjerëve për të vepruar dhe,
E dyta, se ti do të sillesh sipas asaj që do të thotë tjetri, në këtë rast SHBA, pasi ta kesh pyetur “si?”.
Kur Kurti tha “si?”, ai paralajmëroj ndryshimin e qëndrimeve që deri tani ka mbajtur në raport me politikën amerikane ndaj Kosovës, e sidomos për dy tema konkrete: Marrëveshjen e Uashingtonin dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pra, me këtë deklaratë Kurti na paralajmëroj se për Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të pyes SHBA-në pse ti zbatojmë, por si ti zbatoj ato.
Në fakt, përgjigjën e SHBA-së në të dy këto çështje ai e di tashmë, por në rrugë për të tradhtuar edhe premtimet e fundit që i kanë mbetur pa i tradhtuar, ai po tenton që me diskurs popullist të kamufloj të vërtetën e thjeshte dhe tashmë të qartë për të gjithë.
Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Parlamentit të Kosovës
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...