A është e gabuar logjika e bashkimit të mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri?
Sikurse jeni të informuar tashmë në kuadër të Qeverisë së re të Kosovës e ashtëquajtura Qeveria Kurti II, që përbëhet nga 15 Ministri, funksionon edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.
19.06.2021-Ajo që mundë të konkuldohet që në shikim të është se edhe në këtë qeveri çështjen e mbrojtjes së mjedisit po trajtohet si e parëndësishme dhe e dorës së dytë. Bashkimi i mjedisit dhe infrastrukturës në një ministri, lëre më që nuk është natyral dhe nuk është praktikë që haset në ndonjë vend të botës, por është në kundërshtim të plotë me misionin që ka mbrojtja e mjedisit.
Dihet mirëfilli që në parim misioni i mbrojtjes së mjedisit është zbatimi i mekanizmave dhe instrumenteve që kanë për qëllim të zvogëlojnë dhe parandalojnë ndikimet negative në mjedis nga projekte të ndryshme përfshirë ato infrastrukturore dhe nga sektorët tjerë zhvillimorë ku edhe infrastruktura dhe transporti janë ndër sektorët që kanë ndikimin më të madh.
Duke qenë në të njëjtën ombrellë mjedisi dhe infrastrukura ku përfshihet edhe transporti është e vështirë të realizohet misioni i mbrojtjes së mjedisit.
Është shumë e vështirë të bëhet parandalimi i ndikimeve mjedisore dhe mbi të gjitha është konflikt i drejtpërdrejtë i dy koncepteve që për të funksionuar mirëfilli duhet të jenë të ndara dhe në shërbim të njëra tjetrës e assesi të bashkuara në një tërësi të vetme.
Trajtimi në këtë formë i dikasterit të mbrojtjes së mjedisit në kuadër të kësaj qeveria është lënë tërësisht nën hijen e infrastrukutës dhe se trajtimi i çështjeve mjedisore nuk është në nivelin që kërkohet për të ofruar një mbrojte dhe menaxhim të qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës.
Konceptet moderne të menaxhimit të mjedisit promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore ku sektorët zhvillimorë sikurse janë transporti dhe infrastruktura duhet të zbatojnë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përmbushin standarde mjedisore duke iu nënshtruar instrumenteve dhe mekanizmave që rekomandohen nga dikasteret e mbrojtjes së mjedisit, e assesi që mjedisi të jetë pjesë e dikastereve përkatëse zhvillimore vetëm si një dekor apo formalitet i parëndësishëm.
Për me tepër gati të gjitha projektet infrastrukturore duhet ti nënshtrohen procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Duke qenë të ndara Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrkturës, ky proces do të mundë të kryhej pa ndonjë ndikim apo presion direkt nga pjesa e vendimarrjes që udhëheqë pjesën e infrastrukturës, mirëpo duke qenë nën një ombrellë kjo pavarësi e veprimit dhe e vlerësimit të drejtë është e pamundur.
Një çështje tjetër po ashtu e rëndësishme që duhet të merret në konsideratë në këtë rast është edhe procesi i shpronësimit. Deri me tani procesi i shpronësimit për projektet e mëdha infrastrukturore për ti ikur konflikit të interesit ka qenë i ndarë dhe është realizuar nga Deprtamenti i Shpronësimit i Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinorë. Tani me bashkimin e Ministrisë së Mjedisit me atë të Infraskuturës, edhe procedurat e ndërtimit të projekteve të mëdha infrastrukruror edhe procedurat e shpronësimit do të udhëhiqen nga e njëjta ministri, që i bie te jetë konflik i hapur i interesit.
Këto që u përmendëm më lartë janë vetëm disa prej fakteve dhe vlerësimeve që tregojnë që logjika e bashkimit të mbrojtjes së mjedisit dhe infrakstrukurës në një ministri është e gabuar dhe jo funksionale.
Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, Kryetar i komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...