Lexo

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar që kjo parti nuk është përjashtuese, por kur është në pyetje çështja e presidentit ai thotë se nuk bëjnë kompromise për kandidatët që nuk përfaqësojnë unitet politik.

“Qëndrimi jonë tashmë është i qartë, ne jemi parti opozitare dhe do jemi aktiv me të gjithë dimensionin e vet social, ekonomik e parlamentar, do jemi kujdestarë në raport me institucionet e shtetit. Do të bëjmë të mundurën në mënyrën më demokratike që t’i ruajmë institucionet vitale dhe pozicionin e shtetit të Kosovës në raport me gjitha ato zhvillime të cilat e presin dhe nuk janë të lehta dhe të pakta, pra do të jemi në shërbim të qytetarit, dhe të politikës e cila e mbron Kushtetutën dhe vendin tonë”, tha Shala.

“Ne kemi pasur dhe kemi komunikim me të gjitha subjektet politike, asnjëherë nuk kemi qenë parti përjashtuese, asnjëherë nuk kemi qenë parti të cilat kemi diferencuar apo ndarë subjektet politike në Kosovë, megjithatë ne jemi partia  e madhe opozitare dhe presim një bashkëpunim korrekt por varet nga zhvillimi i temave dhe pozicionet që do t’i marrin subjektet tjera opozitare siç janë ato pas nesh”, theksoi ai.

Arsyet kryesore sipas tij që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk e ka përkrahjen nga kjo parti është mungesa e personalitetit të unitetit që tek ajo nuk e kanë parë.

“PDK dhe strukturat e saj, Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë marrë qëndrim që nuk do të ketë votë për znj.Osmani për kandidate si Presidente. Arsyeja e parë është që në asnjë moment të jetës së saj politike dhe legale nuk ka reflektuar si person i unitetit, pra pozicioni i Presidentit punën e parë, dhe momentin e parë e karakteristikën e parë si pozicion duhet ta ketë si personalitet që reflekton unitet dhe gjithëpërfshirje në kuptimin e udhëheqjes. Veti këto që nuk i gjejmë tek ajo, që nga hyrja në skenën politike e deri sot në asnjë rast dhe moment nuk e kemi parë personalitetin e unitetit tek ajo”, deklaroi Shala.

“Personaliteti i Presidentit duhet të jetë unifikues, intelektual me kulturë dhe vizion të shtetit, i cili nuk e ka dëmtuar asnjëherë pozicionin nacional dhe kombëtar, një figurë e pastër kombëtare dhe intelektuale”, u shpreh ai.

Sa i përket çështjeve të jashtme dhe qëndrimit të kryeministrit Albin Kurtit kundrejt dialogut, Shala thekson që ai tashmë është peng i gjithë atyre çfarë ka premtuar gjatë kohës sa ka qenë në opozitë dhe nuk e ka të lehtë transformimin.

“Ai tani më është peng i atyre që ka premtuar, atyre që ka vepruar në situata të caktuara sa ka qenë në opozitë dhe tani nuk e ka shumë lehtë të bëjë këtë transformim të cilin koha dhe momenti i tij e kërkon, megjithatë ne jemi këtu dhe do të kemi saktësisht një ballafaqim ballë për ballë”, përfundoi ai.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun: https://vimeo.com/530188951

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...