Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga Ju
04.03.2021- Me finalizimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik, duke treguar pjekuri të lartë politike dhe shtetërore.
Përmes votës suaj dhe përmes besimit të dhënë, Ju e keni vlerësuar punën, angazhimin dhe përkushtimin tim. Për këtë ju jam mirënjohës dhe falënderues gjithmonë!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së!
Me finalizimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova përmbylli me sukses një proces shumë të rëndësishëm demokratik, duke treguar pjekuri të lartë politike dhe shtetërore.
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës për të dytën herë më radhë.
Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga Ju, por njëkohësisht ndjehem edhe përgjegjës ndaj të gjithëve që më keni besuar përmes votës.
Do të bëjë përpjekje maksimale që besimin e dhënë t’ua shpërblej më punë, angazhim, përkushtim dhe përfaqësim të denjë, dhe duke ushtruar detyrën e deputetit në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare.
Përmes votës suaj dhe përmes besimit të dhënë, Ju e keni vlerësuar punën, angazhimin dhe përkushtimin tim. Për këtë ju jam mirënjohës dhe falënderues gjithmonë!
Besimi juaj më jep forcë dhe më obligon që të vazhdojë të punojë i palëkundur në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës dhe në mbrojtje të interesave të juve që më keni besuar.
Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që kam marrë mbështetje dhe besim në tërë Kosovën, andaj falënderojë të gjithë votuesit gjithandej që më besuan për t'i përfaqësuar në Parlamentin e vendit.
Mbi të gjitha falënderoj Partinë Demokratikë të Kosovës për nominimin për të qenë në listën e kandidatëve në këto zgjedhje. U jamë falënderues strukturave të PDK-së në të gjitha nivelet, anëtarëve dhe simpatizantëve, që besuan në PDK-në dhe në kandidatët e saj.
Ju faleminderit!
I juaji, Ferat Shala
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...