Nga aktivitetet e fushatës zgjedhore 06.02.2021
Takime me simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së, në Dobroshec, Godanc e Gllanasellë!
Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar. Kosovës sot i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët.
Gllanasella heroike edhe sonte bëri dëshmi se qëndron e bashkuar fort dhe përjetësisht me Partinë Demokratike të Kosovës. Përkrahja qytetare për PDK-në si kjo e sontma në Gllanasellë, është dëshmia më e mirë se tek qytetarët po rritet shpresa dhe besimi se pas 14 shkurtit do të fillojë Rimëkëmbja e vendit tonë, pas krizës së madhe 14-mujore, të cilën e shkaktuan dy qeveritë e dështuara, Kurti dhe Hoti.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...