Lexo

Nga aktivitetet fushates zgjedhore të datës 02.02.2021

Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.

#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia. Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.

Kishnareka si një nga bastionet e Partisë Demokratike të Kosovës, sonte dha një mesazh të fuqishëm, se edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë përkrah forcës çlirimtare dhe shtetndërtuese të Kosovës.

Programi për #Rimëkëmbje i PDK-së, të cilit po i prinë prof. dr. Enver Hoxhaj, po e bënë të prekshme dhe konkrete idenë se vendi ynë është rast i mundur i një vendi me mundësi të mëdha zhvillimore; shtet liberal ku do të qeverisin njerëzit më të përkushtuar, të cilët e ruajnë lirinë dhe dinjitetin qytetar të Kosovës.

Fushtica dhe Komorani edhe sonte, sikurse çdo herë, u rreshtuan me partinë e fitimtarëve.

Mikpritja e këtyre dy vendbanimeve na bën edhe më të përkushtuar në përmbushjen e objektivit tonë: fitoren dhe qeverisjen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme.  Qytetarët e Fushticës dhe Komoranit të bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit. Fushtica dhe Komorani të bashkuar dhe të mobilizuar për PDK-në, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...