Lexo

Fëmijët e dëshmorëve janë pasuri kombëtare!

Takime emocionuese me Halim Bajraktarin e Ri, i cili mban me krenari emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës - Halim Bajraktarit dhe me Gentrit Shalën - të birin e Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.

Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”. Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare.

Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe qëndresës.

Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu ... shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë. Si i burgosur politik dhe shok i hershëm i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shalës, Idriz Hysenit ... Dr. Hafiri qysh herët e kishte planifikuar luftën. Por ai me kohë e kishte bërë edhe llogaritë e fundit: se vet ai do të mund të ishte i pari që do ta paguante çmimin e lartë të lirisë.

Edhe Gentriti, sikur babai i tij, është një Shpirt Njeriu. Djalë me shumë kulturë, me shumë edukatë; djalë që ushqen dhe kultivon një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për trashëgiminë atdhetare të babait të tij Hero. 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...