Studion e modës “Tabja”, konkurrente në tregjet evropiane
23.01.2021- Sot vizitova studion e modës “Tabja”, e cila me prodhimet kreative tashmë është bërë konkurrente në tregjet evropiane.
Studio “Tabja” është sinonim i punës së gruas së vyer kosovare dhe ndërmarrëses së suksesshme. “Tabja” është njëri nga tregimet më të suksesshme të Kosovës në 20 vjetët e fundit. Studioi “Tabja” ka bërë dëshmi se me idetë dhe kreacionet e tyre gratë kosovare mund të bëhen lidere edhe në biznes ndërkombëtar.
Me punën këmbëngulëse “Tabja” ka arritur të bëhet një biznes i qëndrueshëm sepse me afarizmin profitabil ajo tani ka në marrëdhënie pune shumë gra dhe vajza disenjatore, kreacionet e të cilave po çajnë tregjet e botës. Produktet që dalin nga studiot “Tabja”, si veshje, stoli dhe aksesorë të tjerë për gra, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga shtëpitë e modës në mbarë Evropën.
Programi i Qeverisë në ardhje të Republikës së Kosovës, “Rimëkëmbje”, në top-prioritet e ka pikërisht fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare të goditur keq nga keqqeverisja Kurti&Hoti.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...