Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndihmave sociale dhe pensionistët, si dhe të punësuarit në sektorin privat dhe publik
20.01.2021- Ndër tjerash me këtë plan parashihet fond mbi 1 miliardë euro për ekonominë në krizë, ngritje të pagës minimale deri në 300 euro dhe rritje pensionesh deri në 40%
Masat për mbështetjen e sektorit privat:
1. Mbi 1 Miliardë euro për rimëkëmbje.
2. Themelimi i fondi për të ndihmuar ndërmarrjet në shumën mbi 500 milion euro, në formë të mbështetjes financiare për biznese.
3. Qeveria e Republikës së Kosovës do të marrë përsipër pagesat e shumës së interesit të huamarrjes që janë marrë në bankat komerciale të Kosovës nga prodhuesit të cilët eksportojnë mallra jashtë Kosovës, Ndërmarrjet të cilat merren me agrobiznes dhe përpunimin e produkteve agrare.
4. Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi, siç ka ndodhur deri tash, por mbledhja përkatësisht pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit.
5. Tatimin në të Ardhura të Korporatave do të ulet për disa vite të caktuara nga 10 %, sa ishte deri më tani, në 8%, 7%, 5% dhe 0% varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.
6. Rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do të shkojë deri në 100% për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset.
7. Do të futen skemat e garancisë për të forcuar pozicionet e kolateralit në hua, ndërkaq fondet për këto skema do të sigurohen nga shteti, do të rregullohet çështja e trajtimit të Hipotekave dhe e lartësisë së hipotekës që vendosen të merren për kredi.
8. Për çdo vit do të krijohet një linjë buxhetore në shumën prej 15 milion euro në buxhetin e shtetit për t’i mbështetur financiarisht nëpërmjet granteve (para pa kthim) të rinjtë dhe të rejat që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit.
Masat për përkujdesje ndaj shtresës sociale dhe pensionistëve:
1. Do të rritet shuma e ndihmës sociale mbi 30 % për të gjithë përfituesit e ndihmës sociale.
2. Do të ketë rritje të të gjitha llojeve të pensionit varësisht prej kategorisë së pensionit dhe reforma të thella për trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve pensionistë, duke përfshirë në skemat e kontributdhënësve ata qytetarë të cilët kanë pasur pengesa për arsye të mungesës së 15 viteve, ku do te jete pension i shkallëzuar sipas përqindjes dhe viteve.
3. Nga rritja e pensioneve do të përfitojnë:
i). Pensionistët e moshës ……… 40 %,
ii). Pensionistët kontributdhënës 30 %,
iii). Pensionit për veteranë të luftës …..30%, dhe
iv). Të gjithë pensionet tjera në shumën e 30%.
4. Familjet e dëshmoreve do të realizojnë pensione varësisht nga numri i anëtarëve dëshmorë që kanë.
5. Do të rregullohet çështja e pensioneve ku pensionistët e moshës do të ju lejohet që të jenë përfitues edhe i pensioneve tjera ku i plotësojnë kushtet me ligj.
6. Veteranëve nuk do të ju ndërpritet pensioni i veteranit nëse kanë kontratë pune.
7. Pensionistët që gëzojnë pensione bazike nuk do të jenë të detyruar që të zgjedhin në mes të cilit pension me marr, por do ta marrin pensionin e moshës dhe pensionin tjetër që ja njeh ligji.
8. Do të reduktohet norma TVSH-së për gjëra ushqimore për konsum të përditshëm të qytetarëve, e cila do të llogaritet dhe paguhet prej tetë për qind (8%) nga 18 % sa është tani për furnizimin e mallrave dhe importin e tyre në Republikën e Kosovës.
9. Do të lirohen nga TVSH-ja barnat të cilat importohen dhe prodhohen në vendin tonë.
Masat për t’i mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe publik:
a) Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro.
b) Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punës i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve dhe punëdhënësve.
c) Do të rritet numri i Inspektorëve të Punës, i cili numër do të jetë i mjaftueshëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarve.
d) Me qëllim të rritjes së pagave në sektorin privat, dhe të ardhurave të disponueshme të punësuarve për një standard më të lartë të qytetarëve tanë, do të angazhohemi që për kompanitë të cilat rritin pagat për të punësuarit e tyre në mbi 500 euro në muaj, Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës të jetë nga 10% sa është aktualisht, në 5% në qeverinë tonë.
e) Do të rriten pagat ekzistuese në mesatare prej 30% për të gjithë zyrtarët në sektorin publik, përmes rregullimit të ligjit për paga. Do të rregullohen kualifikimet adekuate të pozitës së punës sipas përvojës dhe kualifikimeve profesionale.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...