Lexo

Sot Kosova përkujton 22-vjetorin e njërës prej ditëve më të përgjakshme të historisë së saj: Masakrën e Reçakut.

22 vjet më parë toka e bardhë e Reçakut u skuq me gjakun e pafajshëm njerëzor. Falangat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë kryen edhe një masakër - mes shumë të tjerave që kishin kryer deri atë ditë, për ta përmbushur planin e tyre gjenocidal mbi Kosovën.

15.01.2021- Banorët e Reçakut u nxorën me dhunë nga shtëpitë tyre atë mëngjes të akullt dhe atyre ua shuan jetët mizorisht; dikujt me plumba pas koke, disa të tjerëve edhe me prerje gjymtyrësh me sopatë. Gjithsej 45 mashkuj, disa ende fëmijë, disa burra, mes tyre edhe pleq në moshë.

Por, kësaj radhe shteti serb nuk arriti ta fsheh krimin barbar që kreu tinëzisht, larg syve të botës. Falë misionarit amerikan të paqes, William Walker, krimi i shtetit serb bëri jehonë në botë, u bë alarm në ndërgjegjen njerëzore, u bë dëshmi se si një shtet në Evropë po kryente krime të gjenocidit mbi një popull të pambrojtur.
Sot, kur kanë kaluar 22 vjet, plagët e Reçakut ende nuk janë shëruar. Drejtësia ndërkombëtare ende nuk ka vënë dorë mbi ideatorët dhe realizatorët e shumë krimeve të gjenocidit në Kosovë.
Është fatkeqësi e madhe për ne, sikurse është dështim i madh për drejtësinë ndërkombëtare, që asnjëri nga kriminelët e shumtë që i kryen vrasjet makabre më 15 janar 1999 në Reçak, nuk është dënuar. Reçaku, bashkë më Krushën, me Mejën, me Suharekën, me Terrnjën, me Abrinë, me Studimen ... e shumë të tjera, pret që drejtësia e botës së qytetëruar, më në fund të ndërhyjë.
Këta kriminelë sot mund të gjenden në repartet zyrtare të politikës, të ushtrisë, të policisë dhe të institucioneve të shtetit serb.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...