Lexo

Qëndrimi im për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021!

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2021 po diskutohet në një moment kur vendi ndodhet në një situatë aspak të zakontë, në njërën anë për shkak të gjendjes pandemike dhe në anën tjetër për shkak se tashmë jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

30.12.2020- Duke marrë për bazë këtë moment në qëndrimi tim për buxhetin do të mundohem të vë në spikamë disa çështje që ndërlidhen edhe me gjendjen me të cilin po kalon vendi por edhe me nevojat buxhetore që imponon situata e krijuar.

E para që duhet të kemi parasysh kur flasim për një buxhet është fakti se miratimi i tij  ndërlidhet me implementimin e një program të një qeverie. Kjo sepse buxheti është mekanizmi kryesor për realizimin e një programi qeverisës. Prandaj në këtë pikë pikëpyetja më e madhe është se buxhetin e cilit program qeverisës po e diskutojmë, dhe cilat janë ato objektiva programore që do të përmbushen përmes këtij buxheti. Ne sot po diskutojmë një buxhet pa ditur paraprakisht se cili është programi i qeverisë së ardhshme, që është një praktikë e pazakontë qeverisëse jo vetëm në Kosovë por edhe për vende tjera demokratike.  Në një situatë të tillë ka shumë gjasa që objektivat e buxhetit që po diskutohet sot dhe që nuk ka ndonjë orientim të qartë programor, nesër të jetë në shpërputhje të plotë me objektivat e programit të qeverisë së ardhshme cila do qoftë ajo.

E dyta, edhe buxheti më i mirë që Kosova mundë të përgadisë dhe miratojë sot, nuk do të ishte i mjaftueshëm për ti riparuar dëmet që dy qeveritë paraprake, ajo Kurti dhe kjo Hoti i kanë bërë vendit. Dëmet ekonomike, politike, shoqërore dhe dëmet tjera që kanë prekur gjithë sektorët e vendit nuk mundë të riparohen me buxhetin e vitit 2021 edhe po të ishim në rrethana normale dhe të kishim ne dispozicion të gjitha mundësitë e miratimit të një buxheti ideal.

E treta, sa i përket përmbajtjes së buxhetit ka shumë çka të flitet dhe të diskutohet por me këtë rast, duke e ditur situtën dhe rrethanat që u përmendën më lartë e shoh të arsyeshme të them se: Ne e konsiderojmë këtë buxhet si një buxhet të një situate të jashtëzakonshme dhe pikërisht për këto rrethane vlerësojmë që ky buxhet duhet ta ketë fokusin tek disa çështje të jashtëzakonshme të cilat duhet të jenë prioritete pa marrë parasysh se cila do të jetë qeveria e ardhshme e vendit: 

  • Fillimisht ky buxhet duhet të jetë në funksion të përmbushjes së interesave të qytetarëve të Kosovës dhe ekonomisë së vendit.
  • Ky buxhet duhet të jetë në shërbim të përballjes me situatën pandemike që ndodhet vendi, përfshirë këtu edhe çështjen e vaksinës anti COVID por edhe të nevojave tjera që mundë të dalin në luftimin e këtij virusi.
  • Ky buxhet duhet patjetër të jetë në shërbim të pakos së rimëkëmbjes ekonomike e cila tashmë është e miratuar dhe duhet të implementohet për të dalë nga kriza ekonomike.
  • Ky buxhet duhet të shërbejë për të mbajtur në funksion sektorët vital të vendin si shendetësinë, mirëqenien sociale, arsimin dhe sektorët tjerë të shërbimeve publike.
  • Ky buxhet duhet patjetër të jetë në shërbim të shtetësisë së Kosovës. Në këtë pikë, duhet të kemi parasysh që situata e krijuar me zgjedhjet e jashtëzkonshme, mundë të sjellin situata edhe më të ndërlikura buxhetore, që mundë të përfshijnë jo vetëm bllokimin e funksionimit të administratës shtetërore, por edhe të mekanizmave të tjerë shtetërore përfshirë rendin e brendshëm dhe sigurinë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka dhënë shumë në krijimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. PDK ka investuar shumë në krijimin e një shteti të qëndrueshëm në shërbim të qytetarëve të saj dhe nevojave të tyre.

Në raste të tilla kur ne si parti institucionaliste vlerësojmë që rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe siguria e saj, kur vlerësojmë që rrezikohen interesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre, Ne e tejkalojmë rolin e të qenurit parti opozitare.

Ne mundë të jemi opozitë me qeverinë por nuk mundë te jemi opozitë me shtetin e  Kosovës dhe me qytetarët. Ne jemi këtu për shtetin dhe qytetarët e tij. Ne jemi këtu që të përfaqësojmë interesat e shtetit dhe të qytetarëve që na kanë besuar votën.

Prandaj, sikurse kemi dëshmuar dhe vepruar edhe shumë herë tjera në të kaluarën kur ka qenë në pyetje interesi i vendit, edhe kësaj radhe Ne do të jemi në shërbim të së mirës së vendit dhe do të mbështesim miratimin e buxhetit për vitin 2021.

Dr.sc. Ferat Shala, Prishtinë, 29.12.2020

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...