Ku mbetën “vijat e kuqe”?
Kjo situatë dhe ky ndryshim qëndrimesh që po na prezantohet sot, përfaqëson qartë normat morale e politike mbi të cilat funksionon politika në Kosovë në përgjithësi, dhe mbi të cilën funksionojnë partitë e “vijave të kuqe” në veçanti.
15.08.2020 - Pra, ata thoshin se kishin “vija të kuqe” për PDK, për të mos hyrë në asnjë formë në një koalicion qeverisës, edhe pse PDK pas zgjedhje ishte deklaruar vetë se nuk do të përfshihej në qeveri në asnjë lloj koalicioni. Në gjithë këtë kohë, partitë e pozitës dhe opozitës, vazhduan me “diferencimin” e PDK-së.
Sot, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Partitë e koalicionit qeverisës e duan PDK-në në qeveri, ndërsa LVV kërkon votat e saj për të rrëzuar qeverinë, dhe asnjëra palë nuk përmend më “vijat e kuqe” dhe nuk mohon koalicionin në të ardhmen me PDK-në.
Çfarë po ndodh në të vërtetë?! A ka ndryshuar PDK apo kanë ndryshuar partitë e tjera?! Ku mbetën “vijat e kuqe”? Ku mbetën parimet e trumbetuara aq shumë? Ku mbetën programet politike? Dhe mbi të gjitha, ku mbeti premtimi që ju dhanë qytetarëve dhe elektoratit të tyre? Të gjitha këto pyetje janë në qendër të debatit politik të Kosovës së ditëve të sotme.
Kjo situatë dhe ky ndryshim qëndrimesh që po na prezantohet sot, përfaqëson qartë normat morale e politike mbi të cilat funksionon politika në Kosovë në përgjithësi, dhe mbi të cilën funksionojnë partitë e “vijave të kuqe” në veçanti.
Në shikim të parë duket sikur përgjigja në pyetjet e parashtruara më sipër është e komplikuar dhe se do duhej një analizë e detajuar e shumë faktorëve dhe mendimeve. Por në të vërtetë kjo nuk është aq komplekse. Përgjigja është e thjeshtë dhe krejt e qartë: kemi të bëjmë me hipokrizinë politike, diçka që në Kosovën e sotme është bërë standard dhe është kthyer në normë.
Kjo qasje, mashtron njerëz, u merr votën, e përdor atë për gjithçka vetëm kurrë jo në emër dhe për llogari të të cilëve është kërkuar dhe marr- qytetarëve të Kosovës dhe të mirës së tyre. Sapo këto parti vijnë në pushtet harrojnë premtimet dhe atë shpirtin e “pastër” të para pushtetit.
Këto parti e kanë sofistikuar hipokrizinë politike në atë mase sa që e kanë vendosur një pjesë të konsiderueshme të elektoratit në huti dhe lajthitje të thellë, duke ju pamundësuar që të dallojnë se kush është i miri dhe kush i keqi.
E gjitha kjo shpërfaqë një të vërtetë të madhe dhe krejt të qartë: pa PDK-në nuk mund të ndodhin procese të mëdha dhe zhvillime pozitive për Kosovë. Të gjitha të tjera janë mashtrim me qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin.
Dr.sc. Ferat Shala, Prishtinë, 15.08.2020
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...