A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?
Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështetje është edhe ekoturizmi.
20.05.2020- Janë disa fakte që e arsyetojnë mbështetjen e këtij sektori të cilat do të mundohem ti argumentojë në vijim të këtij opinioni.
- Kosova shquhet për vlera natyrore që e bëjnë një vend shumë të përshtatshëm dhe me potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit, prandaj mbështetja e këtij sektori do të stimulonte ekonominë e vendit dhe zhvillimin e bizneseve lokale që ofrojnë shërbime në këtë fushë.
- Meqenëse gjatë këtij sezoni shumica e qytetarëve të Kosovës, do të kenë të pamundur të shkojnë në pushime jashtë vendit, krijimi i alternativave për pushime brenda Kosovës do të ishte një mundësi e mirë edhe për pushuesit por edhe për ofruesit e shërbimeve ekoturistike.
- Ekoturizmi do të ndihmonte domosdoshmërisht në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e ekonomisë lokale edhe për faktin së të gjitha paratë e pushuesve do të shpenzoheshin brenda vendit për dallim nga vitet tjera ku shumica e pushuesve kosovarë i kanë shpenzuar paratë në pushime jashtë vendi.
- Për dallim prej formave tjera të turizmit intensiv që stimulojnë grumbullimin e numrit të madh të njerëzve në zona të caktuara, ekoturizmi njihet për grupe të vogla njerëzish që bënë të mundur zbatimin më të lehtë të masave të pandemisë dhe zhvillimin e aktiviteteve pa ndonjë problem.
- Llojllojshmëria e formave të ekoturizimit që mundë të ofrojë Kosova, që përfshinë ecjen në natyrë, turizimin malor, turizimin rural, turizimin e shpellave, alpinizmin, ngjitjen, dhe format tjera të ekoturzimit, mundëson krijimin e pakove të llojllojshme turistike gjatë gjithë vitit duke e bërë atraktiv këtë sektorë.
- Duke mbështetur zhvillimin e ekoturizimit në mënyrë indirekte mbështeten edhe shumë sektorë tjerë që ndërlidhen me këtë veprimtari duke përfshirë prodhimet tradicionale, gastronominë, hotelerinë, transportin, trashëgiminë kulturore etj.
- Zhvillimi i ekoturizimit do të ndihmonte po ashtu edhe promovimin dhe njohjen e vlerave natyrore të Kosovës si dhe vetëdijesimin dhe edukimin për mbrojtjen e resurseve natyrore të vendit.
Si përfundim ndajë mendimin që është momenti i duhur për të mbështetur këtë sektorë i cili deri më tani nuk ka pasur vëmendjen e duhur.
Dr.sc. Ferat Shala, Prishtinë, 20.05.2020
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...