Lexo

Qeverisja Kurti dhe humbja e fondeve!

Fjala e deputetit Dr.sc Ferat Shala. gjatë diskutimit në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, kur është debatuar për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA!

13.03.2020- Diskutimi im në këtë seancë do të trajtojë vetëm periudhën kohore kur është formuar Qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe relacionin e saj me institucionet e vendit dhe raportet ndërkombëtare. Shkurtimisht do të mundohem të ilustroj diskutimin tim me shembuj, shifra dhe fakte konkrete për këtë periudhë qeverisëse.

Duke u bazuar kë këto shembuj, shifra dhe fakte natyrshëm rrjedhin disa pyetja:

Ku ndodhet Kosova për këtë periudhë kohore të krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve e deri me sot?  Dhe ku jemi si institucione, si qeveri, e parlament, në raport me sfidat e vendit?

Konstatimet e para logjike janë:

Ende nuk kemi buxhet te miratuar, edhe pse jemi në muajin e tretë të vitit!

Ende nuk kemi program qeveritar, shumë te përfolur e diskutuar nga partnerët e koalicionit, edhe pse jemi ne muajin e katërt të qeverisjes!

Ende nuk kemi asnjë agjendë të asnjë natyre qofte: as agjendë politike, as ekonomike e as agjendë sociale e shëndetësore në të cilën sot mbështetet vendi!

Pra, çka kemi punuar këto ditë?

Përjashto agjendën e shkarkimeve hakmarrëse e popullsite të bordeve (shkarkime të bëra pa asnjë analize, auditim, apo raport vlerësimi), asgjë për shtetin s’kemi lëvizur pozitivisht, përkundrazi, e kemi izoluar dhe po e sabotojmë çdo agjendë ekonomike, politike, sociale dhe të sigurisë.

Për agjendën politike dhe raportet me partneret strategjik, po shihet qartë tashmë. Mendimi im për ketë relacion të KOSOVËS me SHBA, është i përkufizuar me këto fjali: trimëri e madhe e kryeministrit dhe e Qeverisë apo trimëri e përzier! Dashtë zoti të mos jetë kjo e dyta, sepse do të jetë shumë e dëmshme për shtetin.

Ndërsa te agjenda zhvillimore, po ashtu dëmet janë jashtëzakonisht të prekshme, të matshme me numra e shifra, dhe këtë më së miri na ilustron suspendimi i Programit të MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit).

Cili shtet dhe qeveri normale, do ti thoshte jo këtyre donacioneve apo programeve? 

A e dini se kush do të përfitonte nga këto programe dhe këto mjete financiare që i kemi në pikëpyetje të madhe, apo i kemi humbur tërësisht?!

Përfituesit më të mëdhenjtë do te ishin kategoritë dhe sektorët më nevojtarë të shoqërisë sonë.

Për shembull, do të përfitonin 2600 familje anekënd Kosovës, duke iu rinovuar, fasaduar dhe izoluar shtëpitë e tyre. Sigurisht që këto familje me prioritet do të ishin familjet me kushte të rënda ekonomike apo familje të dëmtuara nga lufta. Pastaj, do të përfitonin 7 komuna të Kosovës, përmes ndërtimit, riaftësimit apo meremetimit të  25 objekte kolektive.

A e dini sa çka konkretisht kemi humbur nga kjo ndihmë e SHBA-ve?

Kemi humbur mbi 2 milionë dollarë, grante për mbështetjen e bizneseve të udhëhequra nga gratë. Po ku ka kategori më nevojtare se sa gratë, motrat dhe nënat tona që ballafaqohen me sfidat e jetës!

Kemi humbur mbi 3 milion dollarë investime në sektorin e mjedisit, të cilat do të investoheshin në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës.

Kemi humbur mbi 20 milion dollarë grante për sektorin e energjisë.

Kemi humbur 2.4 milion dollarë për mbështetje të projekteve të ndryshme zhvillimore.

Kemi humbur mbi 4 milion dollarë për informimin publik dhe për të vërtetën, që aq shumë janë të nevojshme për ketë sektor.

Kemi humbur 5 milion dollarë, të parapara për investim në administratën publike, të cilën kjo qeveri e ka fuzionuar dhe e ka bërë katrahure, pa asnjë analize paraprake.

Pra, çka është kjo politike dhe kush përfiton nga kjo pulitke.

Apo ndoshta Kosova nuk paska nevojë për fonde që vijnë nga partnerët tanë strategjik sikur janë Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Por e vërteta është se vendi ka nevoje për politika investove, dhe jo për refuzim të fondeve nga donatorët.

 

Ju faleminderit!

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...