Lexo

Pavarësia e Kosovës, histori e dhembjes dhe krenarisë!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës!

16.02.2020- Liria e Kosovës dhe shtetësia e saj i ka rrënjët në sakrificën e brezave në të gjitha epokave të historisë sonë të lavdishme. E ka gjenezën në gjakun e dëshmorëve të saj të të gjitha gjeneratave. E ka zanafillën në shkronjat e nxënësve dhe në dijen e studentëve të saj. E ka origjinën në djersën e minatorëve dhe të punëtorëve të palodhshëm. E ka burimin në duart e vyeshme të bujkut. E ka bazamentin në mundin e nënave dhe baballarëve tanë që asnjëherë nuk u dorëzuan.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot është një ditë e veçantë dhe historike për Ne. Sot festojmë ditëlindjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Sot festojmë 12 vjetorin e pavarësisë së Republikës sonë.

Rruga deri te pavarësia të cilën e gëzojmë sot nuk ka qenë e lehtë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shteti i Kosovës, është realizimi i një ëndrre që u arrit me shumë mund, djersë e sakrificë nga shumë gjeneratave.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Historia e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është histori e dhembjes dhe e krenarisë. Historia e pavarësisë është historia e popullit tonë liridashës, që dha shumë, sakrifikoj shumë, që vuajti shumë, dhe që me shumë mundë arriti ta gëzojë lirinë.

Liria e Kosovës dhe shtetësia e saj i ka rrënjët në sakrificën e brezave në të gjitha epokave të historisë sonë të lavdishme. E ka gjenezën në gjakun e dëshmorëve të saj të të gjitha gjeneratave. E ka zanafillën në shkronjat e nxënësve dhe në dijen e studentëve të saj. E ka origjinën në djersën e minatorëve dhe të punëtorëve të palodhshëm. E ka burimin në duart e vyeshme të bujkut. E ka bazamentin në mundin e nënave dhe baballarëve tanë që asnjëherë nuk u dorëzuan.

Andaj, në një ditë të veçantë dhe të rëndësishme si kjo, patjetër duhet të sjellim në kujtesën tonë sakrificën, përkushtimin dhe gjakun e gjithë brezave që kontribuuan që ne sot të festojmë të lirë dhe ta gëzojmë shtetin e  pavarur.

Sot i kujtojmë me nder dhe respekt të gjithë dëshmorët dhe të gjitha gjeneratat e popullit tonë që dhanë çdo gjë për lirinë që kemi sot, për pavarësinë që gëzojmë tani dhe për synimet që do t’i kemi nesër.

Gjenerata jonë duhet të ndjehet krenare, meqë përfaqëson brezin që arriti të kurorëzojë synimin e shumë gjeneratave tjera që ta bënin realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi të Kosovës. 

Gjenerata e jonë i njohu dhe e përjetoj nga afër dhimbjen dhe vuajtjet e popullit, por njëkohësisht arriti që të përjetoj edhe lirinë e munguar ndër shekuj. Andaj, ta festojmë këtë ditë me dinjitet, duke u ndjerë krenarë dhe të nderuar që jemi pjesë e gjeneratës që e jetësuan shtetin e Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë të pandashme. UÇK-ja, është projekti më i madh kombëtarë në 100 vitet e fundit. Ajo ka qenë Ushtri Çlirimtare e dalë nga zemra e popullit me synimin sublim për liri, pavarësi dhe drejtësi. Prandaj, UÇK do të mbetet e pastër ashtu sikurse ishte i pastër misioni i saj, të bëjë realitet ëndrrën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.

Pavarësia e Kosovës është një e arritur e papërsëritshme për kombin tonë. Shteti i Kosovës është një vlerë e shtuar e demokracisë dhe një shembull unik  i vlerave universale të njerëzimit dhe respektimit të lirive të komuniteteve përbërëse të saj.

Megjithëkëtë, asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë të kaluarën tonë. E kemi si qëllim që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, të jemi miqësor me të gjithë, të synojmë dhe të plotësojmë standarde, të përmbushim kërkesa në procesin e integrimeve, por historia dhe e kaluara jonë është e shenjtë dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

Sot, duke festuar këtë ditë, nderojmë gjeneratat dhe brezat që kontribuuan për jetësimin e Republikës, nderojmë djersën, sakrificën, përkushtimin dhe idealin e të gjithë atyre që ëndërruan Kosovën e pavarur. Nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe martirëve që ranë për Kosovën e lirë dhe sovrane.

Ky përvjetor le të na shërbejë edhe si motiv dhe detyrë për të punuar dhe kontribuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për brezat që do të vijnë. Një të ardhme që synon vlerat e demokracisë dhe paqes. Një të ardhme që ka vizion të qartë për zhvillim ekonomik e shoqëror dhe të orientuar drejt integrimit në familjen evropiane dhe vlerat e saj.

Duke kremtuar këtë ngjarje historike, konfirmojmë gatishmërinë tonë politike dhe shoqërore për të ndërtuar shtet demokratik, modern dhe me perspektivë për të gjithë.

Në këtë ditë të veçantë për shtetin e Kosovës, nuk guxojmë të harrojmë edhe përkrahjen e miqve tanë që na qëndruan pranë dhe na mbështetën në ditët më të vështira. Sot është momenti kur patjetër duhet të shprehim mirënjohjen më të thellë miqve tanë për mbështetjen e madhe që i dhanë kombit tonë, në arritjen e lirisë, pavarësisë, dhe shtet ndërtimit. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, dhe shpresojmë t’i kemi përkrah edhe në sfidat në zhvillimin e shtetit tonë.

Gjeneratave që do vijnë pas nesh, ju mbetet detyrë dhe përgjegjësi që ta ruajnë dhe ta duam shtetin e Kosovës. Ta mbrojmë këtë pasuri dhe ta bëjmë Kosovën vend me dinjitet për qytetarët tanë, për të rinjtë, për punëtorët, arsimtarët, policët, minatorët, mjekët, dhe për secilin që e ndjenë vetën pjesëtarë të shtetit të Kosovës. Për secilin që ëndërron jetën dhe të ardhmen e tij në Kosovën tonë të dashur, në atdheun e të parëve tanë.

Shteti i Kosovës ka shumë ditëlindje e përvjetorë, por 17 shkurti 2008 mbetet kurora e këtyre ditëlindjeve. 

Urime 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit, që derdhen gjakun për këtë ditë historike.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...