Lexo

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.

Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga Ju. Gjithashtu ndjehem edhe përgjegjës ndaj të gjithëve që më keni besuar përmes votës. Do të bëjë përpjekje maksimale që besimin e dhënë t’ua shpërblej më punë, angazhim, përkushtim dhe përfaqësim të denjë.

Përmes votës suaj dhe përmes besimit të dhënë, Ju e keni vlerësuar punën, angazhimin dhe përkushtimin tim. Për këtë ju jam mirënjohës dhe falënderues gjithmonë!

Ndjehem shumë i lumtur që kam marrë mbështetje dhe besim në tërë Kosovën, andaj falënderojë të gjithë votuesit gjithandej Kosovës që më kanë besuar për t'i përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Mbi të gjitha falënderoj Partinë Demokratikë të Kosovës për nominimin për të qenë në listën e kandidatëve në këto zgjedhje.

Besoj fuqishëm që PDK do të vazhdojë me sukses mobilizimin për përmbylljen e reformimit të brendshëm për të dalë fituese në zgjedhjet e radhës.

Ju faleminderit!
 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...