Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj.
11.10.2019- Për dy dekada PDK-ja ka luajtur rolin vendimtar në të gjitha proceset politike dhe shtetndërtuese të Kosovës, pa marrë parasysh se cila ka qenë pozita e saj - qoftë si opozitë por edhe si qeveri.
Forca politike e bërjes së lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj.
Për dy dekada PDK-ja ka luajtur rolin vendimtar në të gjitha proceset politike dhe shtetndërtuese të Kosovës, pa marrë parasysh se cila ka qenë pozita e saj - qoftë si opozitë por edhe si qeveri.
Edhe kur ka qenë në opozitë, PDK-ja, për asnjë moment, nuk i ktheu shpinën proceseve sfiduese të vendit, por me rolin e saj vendimtar e dha shembullin më të mirë të përgjegjësisë politike dhe shtetërore, si dhe shembullin më të mirë të ushtrimit të parlamentarizmit në një vend demokratik.
E përballur vazhdimisht dhe pamëshirshëm me akuza dhe shpifje, me fushata linçuese dhe sabotuese, duke filluar nga propagandat mediale të skemave “alla-sputnik”, e deri tek Raporti i famëkeqit Dick Marty, PDK-ja për këto për 20 vjet asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi doli edhe më e fuqishme.
Në luftë si UÇK dhe në paqe si PDK, jam i bindur se partia jonë do të vazhdojë edhe shumë gjatë të jetë forca kryesore - vendimtare e vendimarrëse në Republikën e Kosovës, sepse, ajo është vetë themeli i shtetit të Kosovës.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...