Lexo

Në prag të heshtjes zgjedhore!

Dhjetë ditë fushate kanë qenë për mua një eksperiencë e jashtëzakonshme.

04.10.2019- Gjatë këtyre ditëve, si rrallëherë, kam takuar shumë miq, shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë; kam vizituar familje, shtëpi, shkolla, fabrika, lagje, fshatra e qytete anë e kënd Kosovës; jam njoftuar me vështirësitë, hallet, sfidat por edhe për sukseset e njerëzve tanë; e në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Vetëm pak minuta na ndajnë nga koha e saktë kur fillon heshtja zgjedhore dhe ne ligjërisht jemi të obliguar që ta ndërpremë përkohësisht komunikimin me ju.

Dhjetë ditë fushate kanë qenë për mua një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Gjatë këtyre ditëve, si rrallëherë, kam takuar shumë miq, shokë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë; kam vizituar familje, shtëpi, shkolla, fabrika, lagje, fshatra e qytete anë e kënd Kosovës; jam njoftuar me vështirësitë, hallet, sfidat por edhe për sukseset e njerëzve tanë; e në secilin vend, në secilën situatë, nga secili qytetar, jam mirëpritur ngrohtësisht dhe përzemërsisht.

Kjo mundësi për t’i takuar qytetarët tanë më ka dhënë një freski të re, më ka mbushur me një energji të re e më ka motivuar si rrallë ndonjë herë tjetër.

Sinqerisht, jo për efekt të mbledhjes së votave por për dëshirën që të takojë nga afër edhe më shumë qytetarë të Kosovës, shumë do të doja që kjo fushatë të zgjaste edhe pak.

Sidoqoftë, përmes këtij posti të fundit të fushatës, dua t’i falënderojë të gjithë ata që më mirëpritën në krejt territorin e Kosovës.

Ashtu siç më keni mirëpritur gjithmonë, jeni të mirëpritur çdo herë tek unë!

Për Ty dhe Shtetin!

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...