Shala, përkujton mjekun dëshmor Dr. Lec Gradica
Shala në 21 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradicës: Ra heroikisht në altarin e lirisë dhe pëtjetësisë në krye të detyrës humane e patriotike
23.09.2019- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferat Shala, ka kujtuar dëshmorin dr.Lec Gradica, në 12 vjetorin e rënies heroike të tij në krye të detyrës, duke i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë e popullatës, shkruan Kosova Post. Shala, përmes një postiminë Facebook, duke kujtuar mjekun Gradica, thotë se ai ishte ndër mjekët e parë që i’u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dhënë kështu kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantelbardhi.
Angazhimi i tij në mbështetje të UÇK-së, ishte motiv për luftëtarët e lirisë por njëkohësisht u dha kurajë dhe hapi rrugë edhe për angazhimin në frontet e luftës edhe të shumë mjekëve, intelektualëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë’, ka shkruar Shala në Facebook.
Tutje ka shkruar Shala se Dr. Leci do të mbahen mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.
Shala ka shkruar ndër të tjera se vepra e dr. Lec Gradicës, do të mbetet e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.
Postimi i plotë i Ferat Shalës në Facebook:
Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica.
Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantelbardhi dhe duke vënë në shërbim profesionalizmin e tij madje edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.
Angazhimi i tij në mbështetje të UÇK-së, ishte motiv për luftëtarët e lirisë por njëkohësisht u dha kurajë dhe hapi rrugë edhe për angazhimin në frontet e luftës edhe të shumë mjekëve, intelektualëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.
Dr. Leci do të mbahen mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë dhe përjetësisë, në krye të detyrës humane dhe patriotike, duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës.
Vepra e tij do të mbetët e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...