Zotohemi se do të vazhdojmë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat.
21.09.2019- Në vitin 2017 në kohën kur isha ne detyrën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, filluam projektet për rregullimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës, dhe e dhjetëfishuam buxhetin për këtë sektor. Miliona euro u investuan për rregullimin e shtratit të Lumit Drenica, Lumit Klina dhe shumë lumenjve tjerë nëpër Kosovë. Sot shumica e këtyre projekteve janë drejt finalizimit dhe gjendja e lumenjve është përmirësuar dukshëm.
Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të vazhdojmë investimet për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fushat
Do të angazhohemi me projekte konkrete për:
Ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura;
Ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave për riciklimin e mbeturinave dhe kapaciteteve komunale për ndarjen e mbeturinave në burim;
Zgjerimin e rrjetit të kogjeneritmit dhe kapaciteteve tjera për ngrohje publike në zonat e mëdha urbane;
Rritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme;
Rehabilitimin e zonave të ndotura nga mbetjet industriale;
Ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë natyrore në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...