Lexo

E kaluara e lavdishme e UP-së, motiv për zhvillim dhe suksese të reja!

Me rastin e 15 shkurtit 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

15.02.2019- Të nderuar studentë, profesorë dhe të gjithë ju që puna dhe aktiviteti i juaj ndërlidhet me Universitetin e Prishtinës apo në të kaluarën ka qenë i ndërlidhur me këtë institucion akademiko-shkencor. Në këtë moment të veçantë të shënimit të 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, nuk kam si mos ti kthehem shkurtimisht në retrospektivë historisë dhe rrugëtimit akademike të brezin tim dhe kontributit të tij në zhvillimet politike, shoqërore, akademike dhe liridashëse.

Jo pse jemi më të mirët, më meritorët apo më kontribuues se sa brezat tjerë, sepse të gjitha brezat kontribuuan në mënyrën e vet gjatë kohës së tyre, në përmbushjen e misionit të gjeneratës së tyre, por sepse gjeneratës sonë iu dashtë t’i kompozoi dhe kombinoi metodat dhe praktikat e lëvizjeve atdhetare e intelektuale me metoda e praktika politiko-ushtarake që s’ishin përdorur nga brezat e mëhershëm. Kontribut ky që ishte në interes të përgjithshëm të atdheut dhe lirisë e pavarësisë së tij.

I tërë ky kontribut dhe aktivitet në dy dekadat e fundit është përbirua dhe mbijetoi duke u mbështetur në dy institucione të veçanta: Institucionin Politiko Ushtarak të UÇK-së, (tani institucion historiko shkencor.) dhe Institucionin e Universitetit të Prishtinës. Të dy këto institucione natyrshëm e plotësuan, mishëruan dhe ndihmuan njëra tjetrën në përmbushjen e vizionit dhe misionit të tyre. Unë dhe brezi im ishim me fat që përjetuam këtë rrugëtim deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sigurisht që sot në shënimit të 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, e do rendi që të ndalemi e të flasim më shumë për kontributin e Institucionit të UP-së. Nuk ka dyshime që rrugëtimi dhe zhvillimi i UP-së është më i veçanti jo vetëm ne rajon por edhe më gjerë. Të veçantë dhe madhështor e kanë bërë dhe e bëjnë studentet e tij, të cilët kanë qenë shpirti dhe fuqia e UP-së.

Për të ardhur deri këtu ku jemi sot, u dha shumë djersë, gjak, mund e sakrificë, dhe e kemi obligim ti kujtomë studentët, profesorët dhe rektorët që nga brezi i viteve ‘68, ’81, ’89 e deri tek 1 Tetori i vitit 1997.

Pikërisht atëherë kur represioni pushtues arriti kulmin, atëherë kur regjimi serb mendonte që kishte shkelur e shtypur çdo gjë në Kosovë, atëherë kur mbylli dhe Universitetin e Prishtinës dhe shkollat fillore dhe të mesme, pikërisht atëherë këto dy institucionet njëzëri reaguan dhe u bashkuan për ti dhënë kundërshtimin më të organizuar politikë, shoqëror dhe ushtarak këtij regjimi.

Pikërisht atëherë u bashkuam studentët, profesorët e rektorët e UP-së me strukturat tashmë të themeluara të UÇK-së. Ky ishte momenti historik i këtyre institucioneve dhe ky ishte pikërisht çasti i materializimit të këtij bashkimi. Ky ishte 1 Tetori i vitit 1997, që po shënonte jo vetëm fillimin e vitit të ri akademik, por edhe fillimin e një kundërshtimi të vendosur kundër regjimit, fillimin e bashkimit të të gjitha grupeve liridashëse dhe guximtare në një lëvizje të përbashkët çlirimtare.

Për mua e brezin tim që ishim rreshtua me UÇK-në e Adem Jasharit ky bashkim ishte një moment që garantonte fitoren e madhe. Tani  në llogoret e luftës për liri ishim së bashku me studentët e profesorët e UP-së. Tani përveç pushkëve dhe barotit tonë kishim edhe zjarrin e rinisë studentore, mendjen e profesorëve të UP-së dhe besimin e popullit tonë liridashës.

Secili nga Ne që e provoj dhe e kaloj këtë periudhë kohore, ka përjetimet, përshtypjet, emocionet dhe kujtimet e veçanta të këtyre ngjarjeve. Edhe unë ndjehem i lumtur dhe krenar që i takoj kësaj gjenerate, aq më tepër që sot jam edhe pjesë e UP-së. Prandaj shpreh respektin për të gjithë ata që kontribuuan për organizimin e këtyre ngjarjeve dhe shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë duke i rikujtuar gjeneratave të reja të studentëve për këtë pjesë të lavdishme të UP-së.

Duke kujtuar me nostalgji ato ditë, në këtë përvjetor, përgëzoj të gjithë studentët për suksese dhe një vit të mbarë akademik dhe uroj të gjithë profesorët dhe menaxhmentin e UP-së, që të kryejnë me dinjitet detyrat dhe obligimet e tyre, dhe të gjithë së bashku të ndihmojmë UP në rritjen dhe zhvillimin e tij.

I inkurajojë të gjithë që duke kujtuar me krenari të kaluarën e UP-së, të grumbullojmë energji të reja pozitive, për ti përballuar me sukses të gjitha sfidat që dalin para institucionit tonë kryesorë të dijës e shkencës, duke pasur besimin e plotë që brezat që po dalin nga UP do ti shërbejnë me nder e profesionalizëm vendit drejt zhvillimin dhe ndërtimit të tij.

Urime 49 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ferat Shala, shënim autorial me rastin e 15 shkurtit 49 vjetorit të themelimit të UP-së

Prishtinë,15.02.2019.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...