Lexo

Delegacioni i UP-së përmbyllë vizitën në Turqi

Si rezultat vizitës iniciohen mundësi të realizimit të projekteve konkrete në mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Gazi përmes mbështetjen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA

13.02.2018- Delegacion i Universitetit të Prishtinës, në përbërje Prof.Dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof.As.Dr. Ferat Shala, nga FIM dhe Esat Kelmendi, sekretar i UP-së, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Ankara të Turqisë, ka vazhduar agjendën me takime me rektorin e Universitetit Gazi, Prof.Dr. Ibrahim Uslan, dhe me dekanin e Fakultetit të Teknologjisë, Prof. Dr. Adnan Sozen. Në përmbyllje të agjendës, delegacioni i UP-së, ka vizituar edhe Parlamentin Turk, ku është pritur nga përfaqësuesi i Partisë “Tokat Milletvekili”, Zeyid Aslan.

Në të dy takimet delegacioni i UP-së, ka shprehur kërkesa dhe gatishmëri për të thelluar bashkëpunimit ekonomik, shkencor dhe arsimor me partnerët turq, dhe janë diskutuar mundësitë e realizimit të projekteve konkrete përmes mbështetjen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA dhe nga Universitetit Gazi.

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...