Ferat Shala përfundon mandatin e ministrit të MMPH
Me këtë rast ai falënderon PDK-në, bashkëpunëtorët dhe donatorët dhe përmend disa nga sukseset dhe sfidat kryesore gjatë mandatit të tij.
12.09.2017- Me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, përmes një postimi në facebook ka falënderuar PDK-në për besimin e dhënë, bashkëpunëtorët për angazhimin dhe profesionalizimin, dhe donatorët për mbështetjen e projekteve mjedisore. Ai ka përmendur disa nga sukseset dhe sfidat kryesore gjatë mandatit të tij, ku ka veçuar zgjidhjen e problemit me murin në Mitrovicë, çështjen e shpronësimit në Shipitullë dhe Planin e masave për cilësinë e ajrit. Shala ka përmbyllur fjalimin duke thënë se: ” po largohem nga ky dikaster i bindur që angazhimi im ka sjellë përmirësime të dukshme në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë”.
Të nderuar miq dhe qytetarë,
Dje zyrtarisht dorëzova detyrën e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe përfundova mandatin në këtë post.
Me këtë rast dua të shpreh falënderim të veçantë për Partinë Demokratike të Kosovës, për besimin dhe mundësitë e ofruar që të udhëheqë me këtë dikaster qeveritar dhe për kabinetin qeveritar për bashkëpunimin e treguar.
Njëkohësisht shpreh falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët e mijë, stafin e kabinetit, menaxhmentin e lartë të MMPH dhe gjithë administratën e kësaj ministrie, për angazhimin e pa rezervë, profesionalizmin dhe efikasitetin e treguar në punë, gjatë mandatit tim.
Një falënderim të veçantë i dedikojë të gjithë donatorëve dhe në mënyrë specifike GIZ dhe Qeverisë Gjermane, SIDA dhe Qeverisë Suedeze, JICA dhe Qeverisë Japoneze, USAID, Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Qeverisë Amerikane , Qeverisë Zvicerane, Qeverisë Franceze, Qeverisë Hungareze, Qeverisë Holandeze etj., për mbështetjen e projekteve në sektorin e mjedisit.
Gjatë periudhës sa ka zgjatur mandati im, jam mundur që sektorin e mjedisit ta vendosë në nivelin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të ofrojë zgjidhje për shumë çështje dhe probleme mjedisore.
Përkundër shumë sfidave, është arritur progres i mirë në shumë çështje, ndërkohë qe mbetet punë dhe hapësirë edhe për shumë çështje tjera e sidomos në shtimin e efikasitetit në kryerjen e detyrave dhe në zbatimin e ligjit.
Të nderuar qytetarë,
Gjatë mandatit tim MMPH është përballuar me shumë sfida të cilat janë tejkaluar me sukses falë angazhimit dhe punës profesionale.
Është adresuar me sukses problemi i shpronësimit për zonën e Mihjes së re në fshatrat Shipitullë dhe Hade.
Është menaxhuar në mënyrë shumë profesionale dhe ligjore problemi i ndërtimit të murit në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Po ashtu, janë realizuar edhe projekte tjera të mëdha përmes së cilave janë adresuar zgjidhjet për disa nga problemet me të ndjeshme ne sektorin e mjedisit.
Në sektorin e ajrit janë adresuar problemet me cilësinë e ajrit përmes hartimit të Planit të masave për cilësinë e ajrit, që është miratuar edhe nga Qeveria e Kosovës, dhe njëkohësisht janë adresuar për tu zgjidhur çështjet teknike për monitorimin e ajrit përmes dy projekteve që tani më kanë filluar së zbatuari, njëri më mbështetjen e JICA dhe tjetri përmes programit të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Në sektorin e ujërave, është finalizuar strategjia shtetëror për ujëra dhe njëkohësisht janë në fazën finale të implementimit shumica e projekteve për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura. Ndërkohë që është investuar shumë edhe në rregullimin e shtretërve të lumenjve.
Në sektorin e mbrojtjes së natyrës, është përmirësuar menaxhimi me zonat e mbrojtura, është rritur numri i zonave të mbrojtura si dhe janë në fazën e implementimit disa projekte nacionale dhe ndërkufitare.
Në sektorin e Planifikimit Hapësinorë, është finalizuar Plani Hapësinorë për Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” dhe tani më ka filluar edhe puna në Hartimin e Hartës Zonale.
Në kuadër të Kadastrit, janë arritur suksese në organizimin e Sistemit Kadastral të Tokave, dhe funksionalizimin e kadastrit digjital.
Janë adresuar për zgjidhje edhe problemet e ndërtimeve ilegale përmes procesit të legalizimit.
Është punuar shumë edhe në riorganizimin dhe ristrukturimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe gjatë mandatit tim është themeluar Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore, që ka qenë kërkesë e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.
Janë hartuar dhe miratuar dhjetëra ligje, rregullore, udhëzime administrative dhe dokumente strategjike.
Është ngritur niveli i bashkëpunimit me të gjitha komunat e Kosovës të cilat janë mbështetur nga MMPH përmes shumë projekteve konkrete.
Nuk ka munguar as bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile përmes organizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta, sikurse janë nënshkruar edhe disa memorandume bashkëpunimi edhe me Universitetet Publike dhe private.
Janë ngritur themele të mira të bashkëpunimit edhe me shumë ministri relevante nga vendet e regjionit sikurse me Shqipërinë, Maqedoninë e Kroacinë.
Prandaj, po largohem nga ky dikaster i bindur që angazhimi im ka sjellë përmirësime të dukshme në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...