Lexo

Ministri i MMPH, Ferat Shala i dorëzon detyrën znj. Albena Reshitaj

Me ketë rast z. Shala, i uruar Ministres së re të MMPH, znj.Reshitaj suksese në përmbushjen e detyrave, objektivave dhe synimeve gjatë mandatit të saj.

11.09.2017- Ministri i deritanishëm i MMPH-së, Ferat Shala nga radhët e PDK-së, i ka dorëzuar mandatin e ministrit tw MMPH, znj. Albena Reshitaj nga AKR. Me ketë rast z. Shala, i uruar Ministres së re të MMPH, suksese në përmbushjen e detyrave, objektivave dhe synimeve gjatë mandatit të saj. Përmes një postimi në facebook ai ka shpreh falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, stafin e kabinetit, menaxhmentin e lartë dhe gjithë administratën e MMPH-së, për angazhimin e pa rezervë, profesionalizmin dhe efikasitetin e treguar në punë, gjatë mandatit të tij.

Një falënderim të veçantë ai i ka dedikuar edhe të gjithë donatorëve për mbështetjen e projekteve në sektorin e mjedisit. “Një falënderim të veçantë i dedikojë të gjithë donatorëve dhe në mënyrë specifike GIZ dhe Qeverisë Gjermane, SIDA dhe Qeverisë Suedeze, JICA dhe Qeverisë Japoneze, USAID dhe Qeverisë Amerikane, Qeverisë Zvicerane, Qeverisë Franceze, Qeverisë Hungareze, Qeverisë Holandeze etj., për mbështetjen e projekteve në sektorin e mjedisit”, ka thënë Shala.

 

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...