Lexo

Shala: MMPH ka kryer me kohë të gjitha obligimet në raport me procesin e shpronësimit në fshatrat Shipitullë dhe Hade

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka numëruar të gjitha veprimet që ka ndërmarrë MMPH për të kryer me kohë procedurat e shpronësimeve në zonën e interesit.

02.08.2017- Ai ka thënë mes tjerash se se “Çështja e përgjegjësisë së KEK-ut dhe MMPH-së na raport me zhvendosjen dhe shpronësimin e fshatrave Hade dhe Shipitullë rregullohet me dy dokumente: Kornizën e Politikave për Zhvendosje të miratuar me vendim të qeverisë nr. 10/22, datë 06.07.2011 dhe Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme”.

Fjalimi i plotë:

1. Çështja e përgjegjësisë së KEK-ut dhe MMPH-së na raport me zhvendosjen dhe shpronësimin e fshatrave Hade dhe Shipitullë rregullohet me dy dokumente: Kornizën e Politikave për Zhvendosje të miratuar me vendim të qeverisë nr. 10/22, datë 06.07.2011 dhe Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

2. Sipas Kornizës të politikave për zhvendosje (KPZh) (fq. 6), kompania e projektit (që në këtë rast është KEK) është përgjegjëse për përgatitjen e Planeve të Veprimit për Zhvendosje (PVZh), të cilat i miraton MMPH.

3. Sipas Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, KEK-u duhet të bëjë kërkesë për shpronësim, Ministria e Financave bënë vlerësimin e pronës ndërsa vendimet i përgatitë MMPH dhe i miraton Qeveria.

4. KEK-u me 26.07.2014 ka paraqitur kërkesë për zhvendosje të fshatit Shipitullë dhe Hade pranë MMPH-së. Me datë 22.08.2014 është aprovuar kërkesa e KEK-ut dhe është obliguar që të hartoj Planin e Veprimit për Zhvendosje. ( përgjigja është dhënë brenda 28 ditësh)

5. KEK-u gjatë vitit 2015 ka angazhuar një kompani ndërkombëtare për të hartuar Planin e Veprimit për Zhvendosje.

6. KEK është vonuar 2 vite për të sjell në MMPH Planin e Veprimit për Zhvendosje dhe gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndërtimet më të mëdha ilegale në atë zonë.

7. Me datë 25.05.2017, KEK ka sjellë për miratim në MMPH  Planin e Veprimit për Zhvendosje. Me datë 02.06.2017 MMPH ka miratuar PVZH-në dhe ka kërkuar nga KEK-u që të bëjë marrëveshje me banorët gjë të cilën KEK-u nuk ka arritur ta bëjë pra të i bindë banorët të i nënshkruajnë marrëveshjet. (miratimi i planit nga MMPH është bërë brenda 7 ditësh).

8. Pas dështimit për zhvendosje së banorëve sipas KPZH, KEK me datë 14.07.2017 (ditë e Premte)  ka paraqitë pranë MMPH-së Kërkesën për shpronësim të  pronave të paluajtshme në zonën Kadastrale: Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq.

9. Me date 17.07.2017( ditë e Hënë) , MMPH ka dorëzuar në Qeveri, Propozimin për shpronësim dhe Qeveria e Kosovës me datë 21.07.2017 ka nxjerr Vendimin Nr.05/150 me të cilin aprovon  shqyrtimin e mëtejmë të  kërkesës për shpronësim. ( përgjigja është dhënë brenda 1 ditë pune).

10. MMPH ka publikuar Vendimin në Gazetë Zyrtare, njoftimin e banorëve dhe institucioneve tjera  dhe ka caktuar  Dëgjimin Publik për datën 10 Gusht 2017 konform Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme i cili kërkon që kjo periudhe të lihet ne dispozicion të banorëve, në të kundërtën ne mund përballemi me padi në gjykatë nga ana e banorëve gjë e cila do ta vononte shumë këtë proces.

11. MMPH gjatë kësaj periudhe ka ndalur të gjitha ndërtimet në Zonën e interesit të veçantë Fusha e Mihjes së Re dhe nga koha kur unë drejtoj ministrinë janë rrënuar 7 pllaka (themele) të shtëpive ilegale.

Po kështu, gjatë vitit 2017 inspektorati i MMPH-së ka realizuar dhjetëra inspektime dhe ka ngritur padi ndaj personave fizik dhe juridik të nivelit lokal dhe të ndërmarrjes.

Plotësim:

I. KEK gjatë vitit 2011 dhe 2013  ka bërë zhvendosje konform KPZH në dy raste  (31ha, 52ari  e 64m2 dhe 8 ha, 59ari  e 38m2) të fshatit Hade vetëm Toka Bujqësore dhe ka pasur eksperienca dhe njohuri si të hartohet një Plan i Veprimit dhe cilat procedura duhet të kryhen.

II. Zona e Rrezikshmërisë e fshatit Hade dhe Lagja Shala të cilat janë të lira për eksploatim  nuk janë eksploatuar  për shkak se KEK-sh.a, ka drejtuar  mihjen në drejtim të fshatit Shipitullë dhe Lagjes Mirena të fshatit Hade duke anashkaluar pjesën e mbetur të fshatit Hade, ndërsa Lagjen Shala e ka shfrytëzuar vetëm për dalje në drejtim të fshatit Shipitullë. 

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...