Lexo

Përurohet libri “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”

Ministri në detyrë i MMPH-së, Ferat Shala tha se ky libër është i nevojshëm dhe i pritur për sektorin e ujit e që ka munguar qe shumë kohë dhe se është i lumtur që sot po promovohet ky nivel akademik.

27.06.2017- Është bërë përurimi i librit universitar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm” me autorë Lavdim Osmanaj dhe Alfred Lako. Ky libër nga të pranishmit u vlerësua lartë si dhe do t’iu shërbejë studentëve dhe inxhinierëve për trajtimin e ujërave.

Ministri në detyrë i MMPH-së, Ferat Shala tha se ky libër është i nevojshëm dhe i pritur për sektorin e ujit e që ka munguar qe shumë kohë.

“Vjen sot në kohën më të mirë të mundshme, ku qeveria dhe MMPH-ja ka vendosur si top prioritet sektorin e ujit. Ne sot këtij karvani të zhvillimit po i bashkojmë edhe këtë mrekulli shkencore dhe teknike. Sot bëjë thirrje që edhe nivelet legjislative ta kenë bazament shkencën”, ka thënë ai. Shala ka thënë se është i lumtur që sot po promovohet ky nivel akademik.

Oltion Marku i cili foli me emër të recensentit Gjergj Ikonomit tha se ku libër është i nevojshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. “Ku libër është në përputhje edhe me programin e lëndëve me programin e inxhinierisë së ujit”, ka thënë ai.

Ndërsa, Sabri Abdullahu i cili foli më emër të recensentit Sulejman Xhelepi tha se teksti në fjalë është hap për t’u përshëndetur. Gëzim Hasko dekan në Universitetin Politeknik të Tiranës tha se ku tekst do të jetë i dobishëm për studentët.

Ndërsa, Alfred Lako autor i librit tha se shpreson se ky libër do t’iu shërbej të gjithë studentëve dhe inxhinierëve të fushës së trajtimit të ujërave. Kurse autori tjetër Lavdim Osmanaj tha se pret komentet për librin dhe shihemi më botimet e radhës që do ti nxjerrim së shpejti.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...