Lexo

Memorandum bashkëpunimi në mes MMPH dhe Let’s do it Kosovë

Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore

01.06.2017-Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritar Let’s do it Kosova.

Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore; përfshirjes së organizatës “Let’s do it Kosova  në draftimin dhe ridraftimin e dokumenteve ligjore dhe strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit; organizimit të aksioneve të vazhdueshme të pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave gjatë tërë vitit dhe aktiviteteve tjera të përfshirjes së institucioneve lokale, OJQ-ve dhe  komunitetit në këto aksione.

Me këtë rast Ministri Shala shprehu respektin për gjithë aktivitetin e deritanishëm të Let’s do it Kosova në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Nga ana e tij drejtori i OJQ Let’s do it Kosova z. Luan Hasanaj e falënderoj ministrin për mbështetjen dhe theksoj se kjo është edhe një mundësi shtesë që i jepte aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...