Ministri Shala takohet me drejtorin e Bankes Botërore Marko Mantovanelli.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore, vlerësuan lartë përkushtimin e MMPH-së, në sektorin e kadastrit e cila me ndihmën e Bankës Botërore, deri me tani ka përfunduar rreth 30% të kadastrit të tokave.
16.05.2017- Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët priti delegacionin e BB për Kosovë të kryesuar nga drejtori z. Marko Mantovanelli. Ministri Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehi gatishmërinë për projektet e përbashkëta në të ardhmen. Në këtë fazë Bankës Botërore do t’i kërkohet vazhdimi edhe për 12 muaj i mbështetjes për Agjencionin Kadastral të Kosovës. Ministri Shala dhe drejtori i Bankës Botërore z. Mantovanelli për pjesën e mbetur të projektit të kadastrit, po ashtu u dakorduan që në të ardhmen e afërt të vazhdojnë me projektet e reja të cilat kanë të bëjnë veçanërisht me verifikimit të dokumenteve kadastrale të cilat do të kthehen nga Serbia.
Z.Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...